Një tornado në juglindje të Misisipit në SHBA ka shkaktuar së paku 4 vitkima, disa të plagosur si dhe dëme të mëdha materiale.

Siaps mediave të huaja mësohet se një grua u vra në një rrjet dyqanesh, ndërsa një tjetër u bllokua në një rimorkio afër shtëpisë së tij. Dy viktima të tjera janë raportuar të kenë humbur jetën në shtëpitë e tyre në verilindje të Jones Contry.

Përveç tyre, shumë persona janë lënduar në dy qarqe të tjera të prekura rëndë nga tornado. Guvernatori i Missisipit Phil Bryant shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Marion dhe Jones Country ku janë vënë në shërbim burimet e diponueshme shtetërore për të lehtësuar stuhinë.

Sipas parashikimeve të fundit të motit, mësohet se tornado të ketë ardhur nga Luiziana duke përshkuar më pas Alabamën veriperëndimore ku do të shoqërohet nga një valë e madhe shirash në disa zona përreth.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)