4-vjet pa Dritan Hoxhën, vajza
poston foton e vallëzimit të fundit

4-vjet pa Dritan Hoxhën, vajza<br />poston foton e vallëzimit të fundit
Dje janë mbushur 4 vjet nga dita kur Dritan Hoxha, themeluesi i Top Channel, humbi jetën në një aksident tragjik. Vajza e tij e madhe, Lori në profilin e saj ne Facebook, ka vendosur një foto me të atin gjatë një feste pak muaj para aksidentit. Në foto ajo shfaqet duke kërcyer më të atin. Diçitura që vajza i ka vendosur fotos është: “A little princess and her King” (Princesha e vogël dhe mbreti i saj). Për të ishte vallëzimi i fundit…

40 vjeç ishte Dritan Hoxha, i lindur në Kukës më 20 shtator 1968 që humbi jetën në një aksident tragjik natën e 23 majit 2008. Ditën e djeshme Z.Hoxha i cili la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë (3 vajza, një djalë) është kujtuar nga stafi i kompanisë që themeloi. Në një ceremoni të posaçme fondacioni që mban emrin e tij shpalli gjithashtu fituesit e konkursit “për shtypin e shkruar drejtuar studentëve”. (Marrë nga "Shekulli") (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë