40 ditë nga vdekja e 22 vjeçares Mahsa Amini, marshim në Iran

IRAN- 40 ditë nga vrasja e një vajze 22 vjeçareje iraniane nga policia, me motivin se e kishte vendosur keq hixhabin, një shami e detyrueshme për gratë atje, është mbajtur një marshim në Saqqez.

Marshimi është zhvilluar pikërisht në qytetin e lindjes së Mahsa Amini.

Policia iraniane raportohet të ketë qëlluar mbi marshuesit me predha e gaz lotsjellës, mijëra prej të cilëve u mblodhën pranë varrit të gruas kurde dhe u përleshën me sigurinë.

Mahsa Amini, 22 vjeçare, vdiq më 16 shtator në Teheran, tri ditë pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës. Dëshmitarët thanë se ajo është rrahur nga policia.

Por, autoritetet thanë se vdekja e Aminit nuk ishte për shkak të goditjeve në kokë apo gjymtyrë, por nga një sëmundje. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga familjarët e Aminit. Vdekja e Aminit ka nxitur protesta mbarëkombëtare në Iran.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan