40 kompani të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, Rama: Strategjik për Evropën Juglindore! Kemi nevojë për partnerë të duhur

Projekti i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike për Shqipërinë e për rajonin, mblodhi sot në një tryezë, përfaqësues të një numri të madh kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e tij.

Prezantimi shpjegues i projektit u zhvillua pas një pune përgatitore voluminoze përmes një konsulence nga Royal Haskoning, kur tashmë janë përmbyllur të gjitha fazat e rëndësishme të studimeve paraprake analizat ekonomike, përcaktimet inxhinierike, studimet mjedisore, si dhe vlerësimet socale dhe ato arkeologjike, nisur nga vendndodhja e projektit në zonën e Durrësit.

I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt ka zgjuar një interes të madh dhe se janë të vendosur për ta jetësuar e për këtë është e rëndësishme që vendi të ketë partner të zotë. 

‘Mirëse keni ardhur të gjithë! Nuk dëshiroj që t’ju marr kohën e nevojshme për të shqyrtuar këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin, por ne besojmë edhe për rajonin e Europës Juglindore. Dua t’ju falenderoj sinqerisht për ardhjen deri këtu, për këtë prezantim ballafaques të natyrës tekniko-financiare, çka në këndvështrimin tim, tregon, jo vetëm interes, por edhe besim dhe dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të vetëdijshëm qoftë për paragjykimet me të cilat duhet të përballemi, kur është fjala për të hapur ekonominë tonë dhe për të hapur dyert dhe dritaret në mënyrë që të gjithë ata që duan të përfshihen në zhvillimet tona ekonomike t’i gëzojnë këto mundësi, ashtu sikundër dua po ashtu t’ju siguroj se në provën e fakteve të gjithë ju do të mund ta shikoni në vetë të parë pse unë ato i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin e përpjekjes sonë për të pasur procese transparente, për të pasur procese me integritet dhe për të pasur procese që në fund shpërblejnë pikërisht ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë kompani me kaq shumë zë, që janë nga njëra anë konkurrenca e lirë dhe nga ana tjetër merita mbi bazën e konkurrencës. 

Natyrisht që për ne si vend, i gjithi ky është një proces i shtrirë në kohë. Ne vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujare me ne dhe 3 dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri moderne, funksionale e demokratike dhe një ekonomi të hapur dhe konkurruese për të gjithë, mund të konsiderohen shumë, por mund të konsiderohen dhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës. Pikërisht për këtë arsye, duke qenë të vetëdijshëm që eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, ne gjithmonë e më shumë i jemi referuar ekselencave ndërkombëtare dhe në këtë rast, një ekselencë ndërkombëtare të padyshimtë, me një reputacion të padiskutueshëm në nivel botëror, sicc është kompania Royal Haskoning, e cila po punon intensivisht me një seriozitet, me një korrektesë, me një kapacitet teknik dhe talent për t’u admiruar dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. 

Natyrisht, që të jemi të qartë, nuk po punojnë falas. Ashtu sikundër, ju e dini që holandezët janë sa të zotë aq dhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtarë fitues, por hiri i të vërtetës e do që të thuhet që në fund të ditës e meritojnë atë  që marrin. Kështu që, nuk kemi asnjë regret që po i paguajmë këta jo dhe aq lirë. Besoj që kompania është një nga arsyet, në mos kryesorja, dhe shpresoj që të jetë një nga arsyet dhe jo kryesorja që ju keni ardhur këtu me besim dhe unë dua t’iu siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi juve këtu. Unë e kam këtu përpara listën e kompanive të cilat, sicc e tha Zv/kryeministrja, kanë një shtrirje gjeografike goxha mbresëlënëse dhe 30 kompani të kësaj fushe, të gjitha të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe për të bërë pyetjet e nevojshme të natyrës teknike dhe financiare një projekt si ky i yni, thjesht na mbushin me optimizëm dhe me kënaqësi.'- tha Rama.

Kreu i qeverisë i siguroi përfaqësuesit e kompanive të interesuara për një proces serioz përzgjedhjeje.

'Të jeni të bindur që, edhe pse në fund vetëm një kompani do të fitojë, kjo do të ndodhë si rezultat i një procesi, i cili juve do t’iu bëjë të riktheheni në Shqipëri me shumë më tepër siguri sesa keni ardhur herën e parë dhe me shumë më tepër respekt sepse ne jemi të vetëdijshëm që për ta bërë Shqipërinë vendin që meritojnë fëmijët tanë, kemi nevojë për partnerë të duhur, për partnerë me eksperiencë, për partnerë që në vendet e tyre kanë treguar se çfarë janë të zotë të bëjnë dhe ju jeni të gjithë të tillë.  Po e mbyll me kaq dhe po ju siguroj që edhe pse ju keni parë plot prezantime, keni parë plot konsulentë, keni parë plot inxhinierë, keni parë plot ustallarë, do keni mundësinë të ndiqni një prezantim dhe të përjetoni një eksperiencë unikale.  Unë kur e kam ndjekur për herë të parë prezantimin, shpresoj që edhe të kenë përmirësuar ndonjë gjë rrugës, realisht jam impresionuar sepse më është dukur sikur po prezantonte një studio një atelie e Rilindjes në Firenze. Janë vërtetë ustallarë të një niveli mahnitës. Me këto fjalë që nuk do ulin asnjë qindarkë çmimin e projektit, jam i sigurt sepse këta kënaqen me fjalët e mira, por në fund tek fatura nuk bëjnë asnjë skonto fare, fare; vetëm se hakun nuk ta hanë asnjëherë, kjo nuk diskutohet.’- u shpreh Rama.

390 milionë euro do të kushtojë faza e parë e projektit për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga të cilat 46% do t’i paguajë qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër 54% do të jepet me PPP. Projekti u prezantua nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV", ku u sqarua se porti i ri do të jetë në funksion të një tregu të përbashkët rajonal, që integron hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Gjatë prezantimit të projektit për portin e ri tregtar të Durrësit që sjell më afër Shqipërinë-Kosovën e Maqedoninë e Veriut, kryeministri Rama tha se impakti ekonomik do të jetë i jashtëzakonshëm dhe iu përgjigj akuzave të opozitës se PPP-të s’janë krim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 02/02/2023 02:51

    o ben hekurudhat e edi hales,, do behen kur te martohen nipat e tu...

    Përgjigju
    • Shoku miku: 02/02/2023 07:48

      Nuk i lejojne akoma adoptimet per ciftet lgbt.

  • Ferit: 01/02/2023 21:57

    So far so good … making Albanian facilities a better place..

    Përgjigju
    • Or tej: 01/02/2023 23:43

      E nxorre sufllaqen apo kebabin edhe per sot or teeeejjjjj

  • Gjuni: 01/02/2023 19:40

    Kastrai do ta marre dhe portin sikurse beri dhe me aeroportin.

    Përgjigju
  • Ben: 01/02/2023 18:52

    Po rruga hekurudhore Tiranë Prishtine,Tirane Maqedoni e Veriut,d.m.th. tek portet e thate,respektive,kur do behen,se nuk flitet fare?

    Përgjigju
    • Or tej: 02/02/2023 06:03

      Jemi shteti i vetem ne europe pa tren or tej

    • Turi: 02/02/2023 04:23

      O Beno, po sa lehte i ha dhe ti golat o burr. Ato jan thjesht fjal propagande. Sa vite ka qe skemi hekurudhe efektive 100%.

  • Eduard: 01/02/2023 17:27

    Bravo per investimet e medha qe jeni duke bere se po i jepni Shqiperis nje super zhvillim.

    Përgjigju
  • Ani: 01/02/2023 17:25

    Projekt i cili do i jap nje pamje komplet tjeter keti qyteteti

    Përgjigju
  • Toni: 01/02/2023 17:25

    Investim i rendesishem per vendin tone

    Përgjigju
  • Goni: 01/02/2023 17:23

    Me punen tuaj te palodhir shteti jone do te behet akoma me i perparuar dhe i zhvilluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës