40 lloje frutash në
një pemë të vetme

40 lloje frutash në<br />një pemë të vetme
Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë; kjo pemë është krijuar nga dora e njeriut dhe mund të prodhojë 40 lloje të ndryshme frutash. Krijuesi i saj ka kombinuar teknologjinë e sofistikuar me metodat tradicionale të shartimit, si dhe fantazinë e tij prej artisti dhe durimin prej kopshtari. Këto cilësi ndodhet tek një njeri i vetëm, amerikani i quajtur Sam Van Aken.

Ai është profesor arti dhe ka një dashuri të madhe për kopshtarinë, ndaj ka krijuar me shumë pasion pemën me “superfuqi” aftësitë e saj të jashtzakonshme vihen re gjatë periudhës së pranverës kur mbulohet me lule shumëngjyrëshe. Në degët e ksaj peme lulet janë në ngjyrë të bardhë, rozë, të kuqe dhe vjollcë, si tregues i frutave që piqen në të, si kumbullat, pjeshkët, nektarinat, kajsitë, qershitë, bajamet e të tjerë.

Van Aken ka nisur të punojë me këtë projekt që në vitin 2008, kur mori vesh se një kopsht i vjetër frutash, ai i ‘New York State Agricultural Experiment Station’ po mbyllej. Këtu ishin ruajtur qindra varietete vendase të frutave, disa prej të cilave me një histori prej 150-200 vjetësh. Një trashëgimi që do të humbiste nëse artisti nuk do të kishte gjetur një mënyrë origjinale për ta ruajtur.

Ai arriti t’i jepte jetë këtij projekti të pabesueshëm me 400 lloje frutash që rriten në një pemë të vetme pas 5 vitesh punë kërkimore dhe studimore, mbi të dhënat e lulëzimit dhe pjekjes së tyre, për t’i përshtatur sa më mirë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)