Tre trafikantë të cilët kalonin në mënyrë të paligjshme në këmbim të parave qytetarë të ndryshëm, janë vënë në prangat e policisë së Beratit.
Siç bën të ditur policia, pas një hetimi 3-mujor, është finalizua me sukses operacioni “AZILANTI 3“ ku në pranga kanë rënë: Shefit Arapi, 50 vjeç, Ylli Metushi , 54 vjeç dhe Gëzim Dodoveci, 38 vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre trafikantët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, shtetas të ndryshëm nga qyteti i Beratit kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Rasti më i fundit ëhstë konstatuar sot ku janë kapur në Pikën Kufitare të 3 Urave Përmet duke kaluar në mënyrë të paligjshme, një shtetase nga qyteti i Beratit kundrejt një shume prej 400 euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate celulare, 495 euro dhe 4 pasaporta biometrike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com