400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë! Gjyqtarja Zamira Vyshka ‘arrest shtëpie’

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë! Gjyqtarja Zamira Vyshka ‘arrest shtëpie’

Gjyqtarja Zamira Vyshka

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë për gjyqtaren e Elbasanin Zamira Vyshka, e cila është në ‘arrest shtëpie’, avokatin Ilir Pashaj, ‘arrest me burg’, pasi akuzohen se kanë kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri. Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain. Ndërsa familjari tjetër, Andrea Tirana është lënë në 'arrest shtëpie'. 

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

Si funksiononte bashkëpunimi i gjyqtares me avokatin

Burimet e Report Tv mësuan se avokati Ilir Pashaj, një ish gjyqtar shërbente si negociator i këtyre çështjeve. Ai u tërhoq nga detyra për shkak të frikës së Vettingut. Report Tv ka kryer edhe një investigim për gjyqtaren Zamiria Vyshka e cila rezulton me pasuri 'përrallore'. Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë dhe nuk është rastësi që ka rënë në duart e SPAK-ut.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka deklaron në një pasuri me vlerë qindra mijëra euro. Gjyqtarja ka deklaruar një shtëpi dykatëshe dhuruar nga babai si dhe një shtëpi tjetër me tre kate me vlerë 10 milionë lekë. Gjyqtarja deklaron edhe një objekt dy kate me sipërfaqe 628 m2 si dhe objekti me sipërfaqe 1257 m2 dhe trualli 4900 m2 në bashkëpronësi.

Gjyqtarja deklaron rreth 200 mijë euro llogari bankare, depozita bankare dhe obligacione. Deklaron në bashkëpronësi troje si 338.6 m2, 390 m2, 472 m2, 24 m2, 140 m2, 500 m2, 160 m2, 100 m2, 166 m2, 390 m2, 476 m2, 390 m2, 140 m2, 500 m2 dhe 160 m2. Ullishte dhe 13 mijë m2 tokë bujqësore në bashkëpronësi.

Çfarë deklaroi avokati i gjyqtares Zamira Vyshka

Ndue Pjetri, avokati i gjyqtares Zamira Vyshka mohon akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës duke thënë se ajo i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi.

Sa i përket parave, sipas tij, një prej kushërinjve të Musajt ka mashtruar fisin duke i kërkuar 100 mijë lekë për të plotësuar shumën e lekëve, por në fakt donte të paguante këstet e 3 kredive që kishte marrë vetë. Kështu sipas Pjetrit, përdori dënimin e Musajt për t’i marrë para familjarëve.

Ndërsa për bisedat e Musajt që kërkon ulje dënimi, avokati pretendon se i arrestuari ka probleme të shëndetit mendor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpresa: 16/08/2022 17:51

    Eshte e tmerrshme qe organet e Drejtesise se re denojne njerez te pafajshem me pergjime boshe te nje tufe njerzve budallenj me kartele psikopatie ne nje kohe qe vendi eshte mbytur e qelbur nga koka deri te kembet me korrupsion. Ky ishte realizimi i planit te Spakut me cironkat e rradhes ku peshqit e medhenj po lodrojne te qete ne det te hapur.

    Përgjigju
    • Don joni: 16/08/2022 22:28

      Nuk esht Cironk zonja rri e qet kjo duhesh denu me kohe

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi