400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Gjyqtarja e Elbasanit lihet në 'arrest shtëpie', në burg avokati! Mbrojtja: S'ka prova! Kushëriri i mashtroi

ELBASAN- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për gjyqtaren Zamira Vyshka dhe "arrest me burg" për avokatin Ilir Pashaj. Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain. Ndërsa familjari tjetër, Andrea Tirana është lënë në arrest shtëpie. Gjyqtarja Vyshka mbërriti në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga forcat 'Shqiponja'.

Pas seancës, avokati i Vyshkës Ndue Pjetri foli para mediave duke bërë me dije se  gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Sa i përket parave, sipas tij është mbledhur i gjithë fisi duke dhënë nga 100 mijë lekë për të plotësuar shumën e parave që i duheshin jo për të paguar gjyqtaren, por avokatin. Sipas Pjetrit, ishte kushëriri i Musajt që ka mashtruar familjarët sepse kishte 3 kredi dhe donte të paguante këstet e tij ndaj përdori uljen e dënimit të Musajt.

Ndërsa për përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni që nxorrën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan thotë se nuk ka asnjë provë dhe i cilëson si lojëra politike.

Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, ata nuk kishin pranuar. Por sipas avokatit, Musaj ka probleme të shëndetit mendor dhe pretendon se çështja nuk është e vërtetë.

Burime për Report bëjnë me dije se KLGJ pritet të mblidhet për të pezulluar nga detyra gjyqtaren. Në njoftimin e SPAK thuhet se gjyqtarja dhe avokati akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Si arriheshin ryshfetet:

Burimet e Report Tv mësuan se avokati Ilir Pashaj, një ish gjyqtar shërbente si negociator i këtyre çështjeve.

Ai u tërhoq nga detyra për shkak të frikës së Vettingut.

Report Tv ka kryer edhe një investigim për gjyqtaren Zamiria Vyshka e cila rezulton me pasuri 'përrallore'. 

Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë dhe nuk është rastësi që ka rënë në duart e SPAK-ut

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka deklaron në një pasuri me vlerë qindra mijëra euro. Gjyqtarja ka deklaruar një shtëpi dykatëshe dhuruar nga babai si dhe një shtëpi tjetër me tre kate me vlerë 10 milionë lekë. Gjyqtarja deklaron edhe një objekt dy kate me sipërfaqe 628 m2 si dhe objekti me sipërfaqe 1257 m2 dhe trualli 4900 m2 në bashkëpronësi.

Gjyqtarja deklaron rreth 200 mijë euro llogari bankare, depozita bankare dhe obligacione. Deklaron në bashkëpronësi troje si 338.6 m2, 390 m2, 472 m2, 24 m2, 140 m2, 500 m2, 160 m2, 100 m2, 166 m2, 390 m2, 476 m2, 390 m2, 140 m2, 500 m2 dhe 160 m2. Ullishte dhe 13 mijë m2 tokë bujqësore në bashkëpronësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Ryshfet 400 mijë lekë për uljen e dënimit të një të burgosuri, GJKKO lë në burg avokatin dhe një prej familjarëve! ‘Arrest shtëpie’ për gjyqtaren

 

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për gjyqtaren Zamira Vyshka dhe ‘arrest me burg’ për avokatin Ilir Pashaj pasi akuzohen se kanë kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri. 

Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain. Ndërsa Andrea Tirana, një prej familjarëve të tjerë është lënë në arrest shtëpie.

;

 

Ora 12:57
400 mijë lekë ryshfet, avokati i gjyqtares: Nuk ka prova! Paratë u mblodhën nga fisi për të paguar avokatin! I mashtroi kushëriri

 

Ndue Pjetra, avokati i gjyqtares Zamira Vyshka ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai.

Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Ndër të tjera, avokati Pjetra thotë se i dënuari ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për të pasur komunikimin me gjyqtaren. Sa i përket parave, thekson se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.

“Deri tani rezulton që të gjitha janë lojëra politike dhe ai person i cili ka diskutuar dhe ka folur lidhur me këtë situatë është kushëriri i tij që ka mashtruar familjarët. Ka marrë 3 kredi dhe e deklaroi që unë i kam marrë dhe këto lekë i kam bërë vetë që të paguaj kredinë. Të gjithë thanë në sallë që nuk e njihnin. Me datën 9 që kanë qenë pbisedat e tyre nuk rezulton asgjë që të jetë e implikuar gjykata. Vendimi ka shkuar në apel.

Nuk ka asnjë ndryshim. Pas 4 muajsh kanë vijuar a ka njohje apo jo. Nuk ka bërë asgjë. Deklaruan se nuk ka lidhje as gjyqtarja, as avokati. Kishin hedhur gjithë fisi nga 100 mijë lekë për të paguar avokatin. Ai deklaroi në sallë që këto lekë i kam mbledhur nga gjithë fisi dhe kryesorja ishte që i dënuari ishte i sëmurë mendor. Nuk ekziston ulje dënimi, as pagesë, asgjë. Nuk del në asnjë vend. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë. Bëhet fjalë për konspiracion”, tha avokati.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/07/2022 01:06

    Me shume se sa brockullat qesharake dhe te deshperuara te avokatit,me terhoqen vemendjen sasite e sip.truall qe zoteron ne bashkepronesi gjyqtarja.Mos jane dhe ato //pagesa ne dore//,pa fature,si ato pasurite e atij autokombajnistit te shkrete qe e ka hedhur SPAKU ne gjyq??!!

    Përgjigju
  • Beni: 24/07/2022 15:20

    Ne nje shtet ku nuk punon ligji punon vetem korrupsioni. Mori leke qe te ule denimin dhe e lane ne 'arrest shtepie". Kush e di sa ka pasur ne dore per gjykatesit qe e "denuan". Perse nuk e leme me mire integrimin ne BE, le te hyjme ne Bashkimin Afrikan se na vjen me shume pershtat.

    Përgjigju
  • ZENUN SUMA: 24/07/2022 15:18

    P Zot shikoni çfar avokati nuk di të flasi shqip e një injorant i ler del e tregon pralla me nastradin se fain e ka Edi Ram që kta vjedhin e Edi bon politik. E gjëja më kryesore e më skandaloze ky avokat është me 8 vjecare pra 8 klas shkoll. Po ka mbaruar Kembrixhin e plepave perlën e Salhe bajgës. Ky është Albanistani jon.

    Përgjigju
    • Don joni: 24/07/2022 15:42

      Ky avokati nuk esht me keq se ajo zonja qe po mbron le ta quajm zone mos ti themi bajge

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv