VLORË- Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit E- Albania. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.
“Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”, tha Çuçi.
Ministri ishte në Tragjas të Vlorës, njofton zyra e shtypit, për të ndjekur fushatën e vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës, proces që kryhet nga Shërbimi Veterinar, i cili tashmë po riorganizohet pas miratimit të ligjit të ri në Parlament disa javë më parë.
“Vaksinimi i bagëtive do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, i cili do të riorganizohet totalisht falë miratimit të ligjit të fundit në Parlament. Ky shërbim do të ristrukturohet totalisht duke e kaluar në një piramidë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shërbimi Veterinar do të kthejë tërësisht faqe duke filluar të shkruajë një histori të re suksesi. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore”, tha ministri Çuçi.
Për brucelozën do të vaksinohen në të gjithë vendin rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina. Me ligjin e ri të Shërbimit Veterinar është parashikuar të punësohen rreth 400 veterinerë në të gjithë vendin.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor 2024, 14:03
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor 2024, 07:50
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor 2024, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor 2024, 20:39
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja! Zv/ministri i Bujqësisë: Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka disa kritere
16 Tetor 2024, 15:28
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor 2024, 10:23