40-vjeçari nga Kukësi humb kontaktet me familjen që prej vitit 2007, nipi: A është gjallë, nuk duam gjë tjetër

40-vjeçari nga Kukësi, Kujtim Koboçi ka humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2007. Kjo është hera e dytë që kuksiani zhduket nga Belgjika. Gjatë një lidhje në skype nga Rumania nipi i tij Jeti Koboçi duke dashur të gëzojë familjen e xhaxhait, por edhe të atin i cili nuk reshti së kërkuari të vëllanë flet sesi Kujtimi humbi çdo kontakt për 13 vite radhazi. Bashkëshortja ia fal të gjitha edhe martesën me një shtetase të huaj për letra, sikundër u kishte thënë familjes më herët, vetëm ai të kthehet në atdhe.

"E gjetëm në 2007. Kontaktoi tre herë dhe tha se ka problem të madh dhe nuk flas më. Nga ajo ditë nuk mori. Kaluan 13 vjet dhe nuk u gjet më. Ka pasur familje në Shqipëri. Ka dy kalamaj. Na thonin se e kanë parë Kujtimin. Thoshin se ka nisur jetë të re. Ca thonë ka dy fëmijë. Ca se ndodhet në burg, ça jo. Ai i ka thënë nuses më sill ca letra, por ajo nuk ka ditur gjë.  I ka thënë gruas që është martuar për të bërë letrat. Nusja e xhaxhait tim ja ka fal të gjitha, por vetëm të kthehet. Ai e ka braktis çdo gjë. Jo vetëm familjen, por çdo njeri të vetin. Do t’i thosha që të kthehet sa më shpejt, pranë familjes së vet, pranë vëllait të vet, pranë gjithçkaje. Halla ka lënë amanet. Ai nuk ka informacion se ka humbur një motër. Vetëm po e pati marr vesh kështu... Edhe babai im e do fort shumë. I mungon që nuk e sheh. Njeriu i shtëpisë të mungon. Vetëm të kthehet në shtëpi. A është gjallë, nuk duam gjë tjetër", rrëfeu nipi.

Nipi rrëfen se kjo nuk është hera e parë që babai i dy fëmijëve humb kontaktet nga Belgjika, ndërsa vite më parë kur lidhën kontaktet ai ishte shprehur se kishte pasur probleme me shtetin Belg.

"Në 2007 ne e gjetëm vetë. Tre herë ka fol në telefon. Me babain dhe nusen e vet. Tha kam një problem shumë të madh. Sa të mbaroj problemin do të vij në Shqipëri. Tre dit zgjati ajo telefonatë. Është hera e dytë që është larguar. Në vitin 1998 ka ikur. Është larguar me Skaf. Nuk kishin bukë të hanin kalamajtë. I tha babait tim që do ikte jashtë shtetit. Iku në Itali. Thotë se kam hequr shumë keq. Nga Italia iku në Bruksel. Në 2002 humbi kontaktet nga Brukseli. Nuk ka komunikuar fare. Ne u munduam me e gjetur", tregoi nipi .

Babai i dy djemve shpresonte të stabilizohej dhe të tërhiqte edhe familjen në shtetin belg. Gjatë qëndrimit të Kujtimit në Belgjikë bashkëshortja kishte mësuar se ai ishte martuar me një shtetase të huaj. Fakt të cilin e kishte pohuar edhe vetë 40-vjeçari, se ishte martuar për çeshtje dokumentash. Dyshime dhe pikëpyetje të mëdha për jetesën që bënte Kujtimi u shtuan, kur ky i fundit nisi të rrallonte telefonatat, gjë që u përkthye në neglizhencën e tij ndaj familjes çdo ditë që kalonte, deri kur në nëntor të vitit 2002 ai ndërpreu çdo kontakte për 5 vite rradhazi.

Në telefonatën e fundit Kujtimi pyeti për fëmijët dhe e uroi bashkëshorten për festën e Bajramit. Në mungesë të Kujtimit dhe rëndimit të gjendjes ekonomike ishte i vëllai i tij Sali Koboçi, ai i cili u kujdes për familjen e të vëllait, që jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ai nuk di çfarë ka ndodhur në familjen e tij, për 13 vite që ai mungon. Motra ka ndërruar jetë dhe ka lënë një amanet, ndërsa vëllai i sëmurë pret me sytë nga dera. Bashkëshortja gjithashtu, rriti e vetme dy djemtë, ndërsa një prej tyre ka emigruar në Angli. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë