ELBASAN- Elian Methasa, 40-vjeç, punonjës i Uzinës së Petëzimit të kompanisë Kurum ka pësuar një aksident në punë dhe për pasojë ka prerë dy gishtat e një dore. Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga dy punonjës të kësaj Uzine.
Në pranga kanë rënë Erion Dautaj përgjegjës i kompanisë KURUM dhe Gazmend Dautaj punonjës pranë kësaj kompanie.
Dyshohet se ngjajrja aksidentale që ka sjellë dëmtimin e 40-vjeçarit ka ardhur si shkak i kushteve të punës.
Komento