40-vjeçarja: Unë jam gruaja me të cilën Princ Harry humbi vigjerinë

40-vjeçarja: Unë jam gruaja me të cilën Princ Harry humbi vigjerinë

Sasha Walope

Ishte një takim pasionant, i çuditshëm mes dy miqve që dolën fshehurazi nga një lokal për një 'Marlboro Light' dhe përfunduan duke bërë dashuri në një fushë.

Kjo ishte mënyra se si Princ Harry tregoi sesi e humbi virgjërinë në korrik të vitit 2021, detaje të cilat bota nuk do ti dinte nëse ai nuk do të zbulonte disa nga detaje intime në librin e tij Spare.

Sasha Walpole

Kjo histori u bë një nga pasazhet më të përfolura në bestsellerin e tij, duke nxitur një lojë globale hamendësimi se kush mund të ishte 'gruaja e moshuar' e paidentifikuar.

Sasha Walpole, 40-vjeçe tha për ‘Daily Mail' se ajo është gruaja për të cilën ka folur Duka i Sussex. Nëna e dy fëmijëve tha se ato kryen marrëdhënie seksuale pasi kishin pirë.

Sasha Walpole dhe Harry shëtisin në Beaufort Polo Club 

Takimi ndodhi në një livadh prapa parkimit të makinave të Vine Tree Inn historik në Norton, Wiltshire , në korrik 2001. Në atë kohë, Harry ishte vetëm 16 vjeç - një vit më i ri nga sa pretendon në bografinë e tij.

‘Unë jam gruaja që i mori virgjërinë Harrit. Ishte pasionant, i zjarrtë. Ishte shkëndija sepse nuk duhej ta kishim bërë. Ai nuk ishte 'Princi Harry' për mua, ky ishte Harry, miku im, dhe situata kishte dalë pak jashtë kontrollit. Mendoj se ndihej keq, në kuptimin që nuk duhej të ndodhte. Ne nuk u nisëm për ta bërë këtë – nuk ishte e paramenduar dhe nuk e dija se ai ishte i virgjër. Të dy ishim të dehur. Nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishim ne.'- tha ajo.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë