41 këmbësorë në Tiranë nuk i binden policisë, 154 gjoba në total! 129 shoferëve u bllokohen makinat, 7 mln lekë të riut që doli nga vetëkarantina

TIRANË - Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë shoqëruar në komisariat 41 persona, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për t'u futur në banesë, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Policia e Shtetit njofton se në përfundim ata janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë të rinj. 

Në kryeqytet, policia arrestoi në flagrancë dy persona, një 42 vjeçar, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë për moszbatimin e urdhrit për të qëndruar në banesë, si dhe një 26 vjeç, pasi shkeli urdhrin për të qëndruar në banesë. Gjatë kontrolli fizik të riut iu gjetën 8 gram lëndë narkotike dhe dyshohet se përdorte një minoren për të shpërndarë lëndën narkotike.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë 154 persona, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 129 drejtues automjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës, në zbatim të Aktit Normativ ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".

Në të gjithë vendin janë konstatuar 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00 dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Gjithashtu, në Shkodër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një person i ardhur nga zonat e kuqe, i cili ka thyer rregullin e vetëkarantinimit.

"Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", thotë policia në një njoftim zyrtar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • landi: 22/03/2020 11:09

    Pergjithesisht jane ndergjegjesuar por element te vecante kryesisht te rinj apo edhe te moshes se tret krijojne probleme duke thyer karentinen,me mendimin se eshte sakrific e madhe te vetizolohesh.

    Përgjigju
  • Ana: 22/03/2020 11:02

    Gjobat jane vendosur diten e djeshme...24 oret e fundit thote teksti

    Përgjigju
  • Asti: 22/03/2020 10:53

    Domethen nuk qenka ne izolim total? Se deri tani lloj lloj titujsh keni vendos,jo shteti ne kemb,jo nuk leviz miza. Jo ktej jo andej. Nuk po ju mar vesht as juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat