Organizata të shoqërisë civile, avokatë, studentë dhe qytetarë kanë kallëzuar në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hita, me pretendimin se ka nxjerrë në terren efektivë të paidentifikueshëm gjatë protestave të javës së fundit.
“Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve. Krahas tyre janë shfaqur edhe persona civilë të paidentifikuar, pa uniformë dhe pa asnjë kompetencë ligjore, të cilët kanë ndaluar, iu kanë hequr lirinë dhe dhunuar protestues në prani ose në bashkëveprim me Policinë”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, përfshihen mbi 180 episode.
“Skënder Hita, Oliger Torba dhe drejtuesit e tjerë policorë duhet të mbajnë përgjegjësi sipas rolit të secilit në planifikimin, urdhërimin dhe kontrollin e ndërhyrjeve dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Kallëzimi mbështetet në mbi 180 episode paligjshmërie, të dokumentuara gjatë disa ditëve në Tiranë dhe në qytete të tjera, me përfshirjen e strukturave të ndryshme policore. Përsëritja, shtrirja dhe ngjashmëria e mënyrës së veprimit kërkojnë hetimin e një praktike të organizuar, jo vetëm të shpërthimeve të rastësishme të disa efektivëve”, vijon deklarata.
Në kallëzim, kërkojnë hetime edhe për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, “për orientimet e dhëna, komunikimet me drejtuesit e Policisë dhe kontributin e tyre në krijimin, mbështetjen ose lejimin e këtij mekanizmi për shtypjen e protestës.”
Pretendimet e tyre janë se policia ka përdorur forcë në mënyrë të paligjshme, ka dështuar në detyrën për të ruajtur rendin dhe ka bërë demonstrime force.
“SPAK-ut i kërkohet të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse dhuna ka qenë devijim nga operacioni policor apo instrument i organizuar, i urdhëruar ose i lejuar për frikësimin e qytetarëve dhe shtypjen e protestës”, vijon më tej.
Në deklaratë, theksohet se për autorët do të ketë kallëzime të veçanta.

-
Këto organizata kurvash që padisin policinë janë ndyrësira.....kush e shkatëroi Tiranën o plera të ndyra në se nuk do të ndërhynte policia me profesionalizmin e saj kriminelat që sulmuan bizneset dhe bankat sot do ta kishin kthyer vëndin më keq se në vitin 97.....BRAVO POLICIA ...
Përgjigju -
Do ti marin leje ketyre injoranteve ke nxjerrin ne terren per sigurine puplike e mbrojten e prones shteterore e private,shpresojme qe mos te ndodhin me,por nese ndodh shpresojme qe te godasin kto huliganet kto qe kan bere kallzim kunder krye policit
Përgjigju -
Hahah ku kemi arritur
Përgjigju










Komente
Komento