KORCE- 41 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Korcës për të akuzuarit e vrasjes se taksisit Fredi Talelli një vit më parë. Pas përfundimit të gjykimit Gjykata e Shkallës së Parë në Korcë dënoi me 25 vjet heqje lirie autorin kryesor Elkiero Revani, 8.4 vite burg për bashkëpunëtorin në krim Arnest Xhacka, 3 vjet burg për Kastriot Paplekën dhe 5 vjet heqje lirie për Domeniko Kumria.

Për dy të pandehurit e tjerë Jurgen Zeqo dhe Amarilod Selmani trupi gjykues dha liri me kusht për dy vjet.
Mbi dy të fundit rëndon akuza pengim I hetimeve për zbardhjen e së vërtetës.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Elkiero Revanin dhe 43 vite burg në total per 5 të pandehurit e tjerë. Pas përfundimt të seancës gjyqësore për gjashtë të pandehurit familjarët e 36 vjecarit të vrarë e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit.

“Vendimi I gjykatës është  i padrejtë, ata vranë një njeri dhe jo një pulë. Do marr hak vetë për vrasjen e djalit tim. Të ketë turp, drejtësia po tallet me njerëzit” u shpreh babai i  taksistit Fredi Talelli.

Familjarët e taksistit të vrarë kanë 10 ditë kohë për ta apeluar vendimin e Gjykatës së Faktit ne Gjykatën e Apelit.(ns/shqiptarja.com)