Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi paraditen e sotme ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar qarkullimin e mjeteve te rruga e Elbasanit.

Shtetasi i huaj E.T ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç'rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.