42% e shqiptarëve në internet për të ‘vrarë’ kohën! Sociologu Gëzim Tushi: Drogë elektronike nëse abuzohet

Më shumë se gjysma e përdoruesve të internetit në Shqipëri navigojnë për lajme apo qëllime pune. Ndërsa 42% e përdoruesve futen në internet për të kaluar kohën, sipas një raporti të fundit të EUROSTAT. Sociologu Gëzim Tushi është i mendimit se rinia shqiptare e ka kthyer internetin në të njëjtën varësi si kafja e droga.

Të dhënat tregojnë se 58% e përdoruesve të internetit në vendin tonë e shfrytëzojnë atë për t`u informuar. Sipas EUROSTAT shqiptarët krahasuar edhe me europianët e tjerë janë keqpërdorues të internetit. Për sociologun Gëzim Tushi përdorimi abuziv i internetit është kthyer si dogë elektronike që ka gllabëruar masivisht popullsinë, kryesisht të rinjtë.

“Ajo që mua më duket shqetësuese që pjesa më e madhe  e këtij 58% nuk e përdorin për qëllime utilitare, të punës , të profesionit, por e përdorin për çështje të kalimit të kohës. Pra përdorimi i internetit, përdorimi i rrjeteve sociale është një lloj insuline për të djegur kohën e tepërt që kanë njerëzit duke u marr me kotësira apo duke  e përdorur atë në vend që të rrin në kafene apo të pi drogë apo të bëjnë veprime asociale , përdorin internet. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi koshient. Nuk ka faj interneti, nuk ka faj teknologjia.”- u shpreh ai. 

Qytetarët pohojnë se të rinjtë dhe fëmijët në ditët e sotme nuk kanë pothuajse limite në përdorimin e internetit dhe se e kanë të vështirë t’i shkëpusin nga celularët pasi kohën më të madhe e kalojnë në rrjetet sociale.

“Të paktën fëmijët 2 vjeç e lartë, të gjithë pajtohen me internet, të gjithë në internet. Kërkojnë telefona në këmbim të të fjeturit, të të sjellurit mirë. Pra , për mua është një rrezik shumë i madh.”“Kam ca të vegjël, ai 4 vjeç është. Telefonin e mban tërë ditën. Kam frikë se mos dëmtohet.”“Edhe keqpërdoret s’është çudi se shqiptarët çdo të mirë e keqpërdorin , kështu që...”

Sociologu Gëzim Tushi sugjeron se përdorimi abuziv i internetit dhe i rrjeteve sociale, kërkon të krijohet një raport më intim mes prindërve dhe të vegjëlve për të përmirësuar kulturën e përdorimit të internetit.

“Në këtë shoqëri super liberale dhe ultra individualiste dy institucione janë që kanë mundësi të ndikojnë mbi individin. Është familja dhe shkolla. Janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Vetëm këto kanë misione dhe  funksione të edukimit ose të të mësuarit të kulturës së përdorimit të rrjeteve sociale.”- thotë sociologu

Në Bashkimin Evropian, thuajse 9 në 10 përdorues të internetit e shfrytëzojnë atë për t`u informuar online, pra për të lexuar lajme, aktualitet, revista etj. Ndërkohë, në Shqipëri, ky raport zbret në më pak se 6 në 10.

G.MO/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/08/2022 02:45

    Po te jesh ne pune perdite,sidomos me ore te gjata nuk krijon varesi se nuk ke kohe,sa per femijet vendosni kusht, sa ore e sa dite duhet t'a perdorin,gjithashtu dhe cfare shohin.Te gjitha mjetet elektronike sot qe nga TV e deri te cel.jane te pajisur me /parental control/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni