42 vite marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama ndan fotot dhe video nga vizita në Tokio: Diskutuam një sërë projektesh me rëndësi
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij.
Redaksia 21 Shkurt 2023, 08:01 | Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 12:28
TOKIO- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij. Kreu i qeverisë shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi.
“MIRËMËNGJES
dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”- shkroi Rama.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Rama takohet me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit! Në rrugët e Tokios valëvitet flamuri 'kuqezi'
Kryeministri, Edi Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Japoni, ku së fundmi është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit me të cilin ka diskutuar për të arritur marrëveshje mbi investime japoneze në Shqipëri.
“Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”-shkruan Rama në postimin e bërë në facebook.
Ndër postimet e bëra, Rama ka publikuar edhe një foto nga kryeqyteti japonez, Tokio ku flamuri shqiptar shihet përkrah atij të Japonisë.
Pune te mbare e me lajme sa me te mira per vendit tone zoti Edi Rama!
Përgjigju
Sajonara': 21/02/2023 15:55
Bëje Albaninë protektorat Japonez!
Përgjigju
LORA: 21/02/2023 15:51
Mund dhe duhet te mesojme nga Japonia.
Diplomacia shqiptare eshte ne ditet me te
mira te saj.
Ne dy foto me siper flamuri yne nuk eshte
i vendosur mire ,shqiponja eshte e shtrire.
Pres lajme me te detajuara nga kjo vizite
Përgjigju
Andi: 21/02/2023 13:38
Miqesi e cila uroj te zgjase perhere
Përgjigju
KLODJAN: 21/02/2023 12:40
RESPEKT
Përgjigju
Isi: 21/02/2023 11:35
Kohet e fundit mardheniet tona me vendet e tjera jan forcuar shume
Përgjigju
Ani: 21/02/2023 11:21
Shpresojm qe keto vite qe do te vin mardhenjet midis dy vendeve tona te forcohen dhe me shume
Përgjigju
titi: 21/02/2023 10:04
gjithmin e me shume mardhenjet me shtetet si japonija jan rritur shume
Përgjigju
Arrigato': 21/02/2023 08:09
Me sa përulësi Japonezi...ndërsa Strategu ynë s'ka emocion fare
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
73.7%
Jo
19.4%
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2421
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Pune te mbare e me lajme sa me te mira per vendit tone zoti Edi Rama!
PërgjigjuBëje Albaninë protektorat Japonez!
PërgjigjuMund dhe duhet te mesojme nga Japonia. Diplomacia shqiptare eshte ne ditet me te mira te saj. Ne dy foto me siper flamuri yne nuk eshte i vendosur mire ,shqiponja eshte e shtrire. Pres lajme me te detajuara nga kjo vizite
PërgjigjuMiqesi e cila uroj te zgjase perhere
PërgjigjuRESPEKT
PërgjigjuKohet e fundit mardheniet tona me vendet e tjera jan forcuar shume
PërgjigjuShpresojm qe keto vite qe do te vin mardhenjet midis dy vendeve tona te forcohen dhe me shume
Përgjigjugjithmin e me shume mardhenjet me shtetet si japonija jan rritur shume
PërgjigjuMe sa përulësi Japonezi...ndërsa Strategu ynë s'ka emocion fare
Përgjigju