42 vite në tezgjah, njihuni me artizanen që s'i ndahet traditës! Lindita Binaj: Peng që s'e trashëgova, i shes deri në 700 euro! Do ua mësoj të rejave falas

Lindita Binaj ishte 14 vjeçe, kur mësoi për herë të parë të punonte në tezgjah, për të mos u ndalur edhe sot pas 42 vitesh.

Nevoja për punë dhe të ardhura e detyruan në moshë të mitur Linditën të mësonte të punonte qilim. Tashmë ky është pasioni i saj më i madh që nuk e ndalon dot, ndonëse ka probleme me shikimin.

“Unë që në moshën 14 vjeçe kam hy në tezgjah. Kam punuar 4-5 vite në sixhade, pastaj qilima. Deri tani e ushtroj këtë zanat. Kam 42 vite. Fusha e sportit është shumë e vogël, aq shumë punë sa kam bërë. Nuk e mat dot. Në ndërmarrjet artistike e kam mësuar në Krujë. 3 muaj bëra pa pagesë. Të shtëpisë më kanë thënë lëre lërë, se më ka lodhur shumë nga sytë. Unë nuk e lë dot se e kam pasion. Ky është tezgjah e kohës së Enverit. Është tezgjah sixhade, por e kam përshtatur. E kam bërë në Krujë. Jam me origjinë nga Kruja. Ka dhe shqiptarë që i preferojnë. Është mall që kushton. Njerëzit nuk kanë shumë lekë”, tha Lindita Binaj. 

Nga mungesa e një ambienti, punishten e saj e ka ngritur në oborrin e shtëpisë që ka në Tiranë, dhe shitjet e pakta që ka, janë kryesisht në panaire apo nëpërmjet porosive në instagram.

"Unë kam 4 ditë këtu. Nuk punoj 8 orë. E kam pasion. Më parë punoja dhe 10-12 orë. Nëse punon 8 orë, ky punim zgjat 20 ditë. E kam pasion këtë punë. Kur punon shumë duhet të kesh dhe shitje. Nuk kam kaq shitje. Vetëm në panaire dhe porosi. Me instragam.  Më erdhën turistë dhe këtu në shtëpi. Morën tapete të vogla. Më shkruajnë anglisht dhe erdhën në shtëpi. Nëse ke një dyqan mund të tregtosh edhe më shumë. Nuk jam shumë e kënaqur nga shitjet. Nuk ka kërkesë.  Punoj se e kam pasion. Nuk nxjerr shumë fitime. Shkova në bashki dhe kërkova që të na bëjnë një panair. Gjithë këto turistë. Kjo është mundësia e vetme për të shitur. Kërkesat më të shumta janë me motive të flamurit, shqiponjë, kuqë e zi”, tregoi Binaj.

Për të punuar një qilim, me përmasa mesatare i duhet rreth një muaj punë dhe çmimi më i lartë që e ka shitur një të tillë, ka shkuar deri në 700 euro.

“Ky është dimension një dhe ka 402 fije. Një metër me 1 e 70. Kam bërë dhe 2.40 me 3.70. Ai do 2 muaj të bëhet. E kam bërë me motive të Kosovës. Ai kushtin tek 700 euro. Ka shumë mund. Vlera e saj nuk merret kaq sa duhet. Një qilim i madh shkon dhe deri në 500 euro. Varet nga dimensionet pastaj. Unë dua që klienti ta pëlqejë. E bëj punimin shumë cilësor dhe sipas kushteve teknike”, tregoi Binaj.

Pengu më i madh i saj është që këto punime tradicionale nuk ka mundur ti trashëgojë. Ajo nuk ka vajza dhe përmes Report TV kërkon ti krijohet mundësia e një qendre ku këtë zanat Lindita tua mësojë brezave të rinj.

“Më ndihmojnë çunat për të bërë endje, por jo punim. Më vjen keq që se kam trashëguar. Unë kërkova që të hapin një dyqan të vogël, që brezave të rinj të ju jap këtë zanat. Të na japë mundësi bashkia se vetë nuk mundem. Shumë doja që të na hapnin një dyqan që të ju mësoja vajzave të reja. Mos të humbiste ky zanat, sepse vetëm brezi im ka mbetur”, tha Lindita. 

Arti i Linditës i punuar në qilima dhe sixhade ka shkuar deri në Zelandën e re.

“Puna ime ka shkuar deri në Zelandë të re. Nëpër panaire mi kanë blerë. Më falënderojnë shumë se është shumë punë cilësore. Janë punim me lesh deleje, fill pambuku dhe punim me dorë. Filin e leshit të deles e marr në Vlorë”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lume: 27/08/2023 19:29

    bravo,,binaj mesoja dhe te rejave...

    Përgjigju
    • Sinire: 28/08/2023 05:20

      Të rejat sot s'kanë durim të mësojnë e punojnë. Sa kohë do t'i më e bo një punim dore? E sa kohë me e shit për Vetëm 700euro?? Kaq kushton vetëm një natë në hotel me këto të rejat ku ka shku Iliri

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy