REJHANLI- Turqia ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse pasi dy makina bombë shpërthyen në qytetin Rejhanli në afërsi të kufirit me Sirinë.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, është betuar se “do t’i kapë ata që fshihen pas këtij sulmi”. Rreth 43 persona humbën jetën nga shpërthimi i dy makinave bombë në Rejhanli, një vend me mjaft refugjatë sirianë.
Turqia, e cila është anëtare në NATO, dyshon se në këtë situatë është e përfshirë agjencia siriane e inteligjencës. Turqia mbështet fort opozitën në luftën civile siriane dhe është kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë ndëshkuar shpërthimin e makinave bombë dhe ka shprehur mbështetjen për Ankaranë.
Ndërkaq, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dënoi sot atentatet "e tmerrshme", që ndodhën dje në Turqi, në kufi me Sirinë dhe që kanë shkaktuar të paktën 43 të vdekur.
"Këto lajme të tmerrshme na prekin, veçanërisht ne, që punojmë me Turqinë dhe që ka qenë një partner kyç gjatë punës sime si sekretar i Shtetit tre muajt e fundit", deklaroi Kerry.
Një atentat i dyfishtë shkaktoi dje të paktën 43 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në Reyhanlin, një qytet në jug të Turqisë, në kufi me Sirinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com