Joshnin qytetarët duke premtuar kurs të lartë këmbimi, por burrë e grua kanë arritur të përfitojnë rreth gjysëm milionë euro duke mashtruar.
 
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç pasi brenda një viti, nëpërmjet mashtrimit u kanë marrë qytetarëve rreth 430 mijë euro.

Skema që përdornin burrë e grua ishte duke u premtuar kurs të lartë këmbimi qytetarëve dhe u merrnin shuma të konsiderueshme parash.
 
Ata u thonin qytetarëve se paratë që kishin në euro, ose në lekë, do t’jua këmbenin me kurs më të lartë këmbimi, nga ai që ofrohet në treg.
 
Duke u premtuar se paratë do t’jua kthenin brenda disa ditëve, por fitimi do ishte më i lartë, ata arrinin ti bidnin qytetarët për t’ju dhënë lekët.
 
Burime thanë për Report TV se pasi merrnin paratë, Alfred Alku dhe Ornela Alku i fshenin paratë dhe qytetarëve u thonin se duhet të prisnin dhe pak, pasi do të fitonin më shumë.
 
Por pas disa kohësh burrë e grua mbyllnin numrat e telefonit, duke mashtruar qytetarët. Më shumë se 50 persona mendohet se janë mashtruar nga skema që përdornin ccifti në Tiranë.
 
Policia në operacionin “Exchange” ka sekuestruar edhe një shumë të konsiderueshme parash. 773 mijë lekë të reja iu gjetw çiftit në momentin e arrestimit, si dhe 450 euro, 100 dollarë dhe 350 paund.

Në total mendohet se duke mashtruar qytetarët Alfred Alku dhe Ornela Alku kanë përfituar rreth 430 mijë euro përgjatë viteve të fundit.
 
Të gjitha këto para ata mendohet se mund ti mbajnë të fshehura, ose i kanë investuar në prona të patundshme. Alfred Alku dhe Ornela Alku do akuzohen për veprën penale mashtrimi në bashkëpunim, e cila sipas Kodit Penal dënohet nga 3 deri në 10 vite burg.
 
Do të jetë Prokuroria ajo që do të gjurmojë se ku I kanë fshehur rreth 430 mijë euro çifti Alku në Tiranë.
 
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com