TIRANË- 432 gjoba brenda 24 orëve për parakalim të gabuar në të gjitha akset rrugore të vendit. Nisur nga shira të tilla alarmante, policia rrugore ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të arritur i sigurt në destinacion.

Në deklaratën e saj, vihet theksi se Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

"Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdorueseve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë", njofton policia rrugore.