44 ditë nga tërmeti në Korçë, banorët: S'duam drekë, por shtëpi, po krimbemi pa ujë (VIDEO)

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga lëkundjet e forta sizmike që shkundën Juglindjen e vendit dhe që dëmet më të mëdha i shkaktuan në fshatrat Floq,Qafzez dhe Vidohovë. Që prej 1 Qershorit e deri me sot rreth 80 banorë të fshatit Floq midis tyre edhe fëmijë,vazhdojnë të qëndrojnë tek shkolla e fshatit brenda mureve të së cilës ndihen kushtet tejet të vështira të jetesës.

Bashkëjetesa kolektive, ushqimi i vakët, por dhe mungesa e ujit në këtë ambient sipas banorëve ka bërë që kushtet higjieno sanitare të vështirësohen duke mbartur me vete dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

"Brenda dy muajve bëhen? Nuk e di  se si do të bëjmë. Mua muret nuk më kanë rënë, por tavani është hapur, nuk banohet. Nuk na ka ardhur njeri, nuk duam drekë, por shtëpi. Drekën le ta presin, se do të blejmë nga xhepi vetëm shtëpia të bëhet".

"Nuk kemi kushte, kur nuk ke ujë, cfarë kushtesh ke? Fëmijët nuk kemi ku ti lajmë, vetë u krimbëm. Nuk kemi lu lajmë enët. Asnjë nuk ka ardhur. Erdhi i bashkisë (punonjësi) sot, një llaf na tha, cfarë kushtesh keni? Po cfarë kemi i thash, sikur e shikon" tha një tjetër banore.

Nga ana tjetër prefekti i qarkut Korcë Dhori Spirollari bën me dije se pas punës se kryer nga komisionet e vlerësimit shifrat per rindertimin e banesave dhe riparimin e dëmeve po shkojnë drejt saktësisë. Ai shprehet optimist për rindërtimin në një kohë sa më të shpejtë të banesave të pabanueshme të dëmtuara rëndë dhe për ndihmën e banorëve në nevoje.

"Të dëmtuara plotësisht të pabanueshme janë 124 banesa. Kurse të tjerat janë të dëmtuara rëndë disa,  të tjerat lehtë, që janë në numër më të madh dhe shumë shpejt riparohen" tha ai. Për bashkinë Korcë dëmet nga tërmeti llogariten në 210 milionë lekë të reja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PPSH: 14/07/2019 17:05

    Ky ashte kapitalizmi. Iku koha e komunizmite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU