45 shtete po shkojnë drejt vendimit për marrjen e vaksinës kineze dhe ruse, pse jo dhe Shqipëria?

"Unë jam i vaksinuar," shkroi Kryeministri hungarez Viktor Orban në Facebook të Dielën. Budapesti deri më tani ka marrë 879,000 doza BioNTech / Pfizer, Moderna dhe Oxford / AstraZeneca, nën programin e shpërndarjes së Bashkimit Evropian, por ka përdorur vetëm 639,000. Vetë Orban i injoroi vaksinat perëndimore, duke ngulur në krah një shiringë të mbushur me Sinopharm, një nga produktet e ofruara nga industria farmaceutike e Pekinit. Dhe nga Kina, 550,000 doza kanë mbërritur tashmë në Hungari dhe 5 milion të tjera janë premtuar deri në maj: një furnizim mbresëlënës për një vend me 10 milion banorë. 

Problemi është se vaksinat kineze nuk janë miratuar ende nga EMA (agjencia evropiane e barnave) por 3 vende të Bashkimit Evropian tashmë kanë vendosur t'i përdorin ato gjithsesi. Pas Hungarisë, Presidenti polak Andrzej Duda gjithashtu foli në telefon me Xi Jinping, duke marrë ofertën e vaksinave anti-Covid dhe perspektivën që Kina të blejë më shumë produkte bujqësore nga Varshava. 

Edhe Presidenti çek, Milos Zeman i shkroi një letër homologut të tij kinez, Xi Jinping, ku i kërkon që vendi i tij të furnizohet me vaksinën kineze antiCovid-19, Sinopharm. Sipas ambasadës çeke në Pekin, Kina vendosi të “veprojë menjëherë”. Deri tani, Hungaria është i vetmi shtet i BE-së që ka filluar vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm. Zeman i bëri një thirrje të ngjashme edhe Rusisë, që ka zhvilluar vaksinën e saj, Sputnik V. 

Midis liderëve botërorë Orban nuk është i izoluar: indoneziani Widodo, turku Erdogan, sheiku i Dubait, princi i kurorës së Bahrejnit, presidenti i Seychelles tashmë kanë bërë një vaksinim kinez. Në të vërtetë, Turqia, e konsideruar lider në sektorin mjekësor, po i jep përparësi vaksinës kineze, e cila është më e disponueshme sesa ato të prodhimit perëndimor.  Vaksinat kineze janë gjithashtu në përdorim në Serbi, së bashku me Sputnik rus. Falë përdorimit masiv të vaksinave kineze, Serbia tashmë ka marrë 2.1 milion doza dhe renditet e para midis të gjitha vendeve të Ballkanit. Në vendin e dytë është Shqipëria, e cila deri më tani ka ndjekur rrugën e ngushtë të prodhimit të vaksinave vetëm perëndimore. Por, a duhet që Shqipëria të tejkalojë gjithashtu tabunë politike dhe të vendosë si 45 vende të tjera të mbështetet te vaksinat kineze dhe ruse për të shpëtuar sa më shumë jetë? 

Për një listë të gjatë të vendeve më të varfëra, në fakt, rruga kineze për tek vaksina nuk është një drejtim politik, por është e vetmja e zbatueshme nga një këndvështrim praktik, duke marrë parasysh që vendet e pasura deri më tani kanë blerë nga 5.4 miliardë në 7.8 miliarda doza që shpresojmë të prodhohen në muajt e ardhshëm (shifra është nga Universiteti Amerikan Duke).  Kush mendon për pjesën tjetër të botës? Diskutimi për Sputnik rus tashmë ka filluar. Tani duhet të vendoset dhe për produktet e Pekinit. Kina mburret me katër vaksina tashmë të përdorura që nga korriku, të prodhuara nga Big Pharma Sinopharm, Sinovac dhe CanSino. Efektiviteti i produkteve të tyre është vlerësuar në një shkallë të ndryshme nga vende të ndryshme (Brazil, Indonezi, Turqi): midis 50 dhe 90 përqind. Megjithatë domosdoshmëria (e shoqëruar me llogaritjet politike) ka bërë që 45 qeveri të rezervojnë rreth 500 milion doza kineze.

Qeveria e Republikës Popullore po tregon fuqinë e saj industriale: 18 linja të reja prodhimi janë aktivizuar të cilat garantojnë 2 miliardë doza për 2021 dhe 4 miliardë për 2022. Kjo është 40% e nevojave botërore. Po për qytetarët kinezë? "Që nga 28 shkurti, 52.5 milion doza janë administruar," tha Zhong Nanshan, epidemiologu më i famshëm i vendit. Shumë pak krahasuar me afro 1.4 miliardë kinezë. Në Kinë, Covid praktikisht nuk ekziston më, dhe deri më tani dozat janë të rezervuara për kinezët që udhëtojnë jashtë vendit, policinë, ushtrinë dhe personelin mjekësor 

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2021 02:05

    Nuk eshte ceshtje politike por cilesie. Po jap nje shembull jo per vaksinat ,por per maskat:Maskat me te mira ne bote jane ato qe kane persiper KN 95,ose N95,prodhohen nga Amerika,por dhe nga Kina.Ato qe prodhohen ne Kine quhen ose fallco,ose jo ne standartin e kerkuar amerikan,prandaj rekomandohet te shikosh sitet e tyre per te dalluar ndryshimin.E njejta gje vlen dhe per vaksinat.

    Përgjigju
  • Miti: 04/03/2021 19:41

    Ore jeni ne terezi ju? Vaksina Ruse eshte e mire se e thote Putini, por ska asnje studim te pavarur per efektshmerine e saj. Vaksina Kineze gjithashtu. Per me teper qe dolen nga hiçi. Nje dite te bukur doli Putini ne Rusi dhe ai kinezi ne Kine dhe me urdher partie u shpik vaksina. Vaksina e Astra/Zeneca qe ka transparence te plote dhe po del fiasko sepse nuk eshte efikase kunder varianteve te reja te virusit. Te marresh vaksinen ruse apo Kineze eshte tu hedhesh hi syve te popullit, per tu thene: ja po ju vaksinojme.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 04/03/2021 19:21

    Nje pyetje per ate qe ben pyetje ne titull te shkrimit:-vaksina eshte marveshje politiko ushtarake,apo nje mjekim per mbrojtjen e shendetit dhe jetes se njerezve.Pergjigju ti perpara dhe pastaj do te te jap pergjigjen une

    Përgjigju
  • Europa: 04/03/2021 16:02

    Nuk mund te marrim vaksina pa u aprovuar ne Europe apo Usa,,,,

    Përgjigju
    • Ballkani: 11/03/2021 21:05

      Europa?! Për cilen europe e ke fjalen?! Sepse në fshehtesi vende si gjermania, italia, Slovakia, cekia, hungaria, polonia, lithuania, letonia dhe se fundmi finlanda kane lidhur kontrata për vaksianat Ruse dhe Kineze, dhe Italia do prodhoje 10 milion doza vaksiana Ruse brenda 6 mujorit të pare.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës