Shoqata e pëllumbave të qarkut të Korçë vazhdon të forcojë traditën dhe pasionin për garat e pëllumbave sportivë, një aktivitet që prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë përhapje në rang kombëtar.
Gara e radhës e pëllumbave sportivë nis nga Prishtina, ku qindra pëllumba nga i gjithë qarku i Korçë por edhe i qyteteve të tjera të Shqipërisë do të garojnë këtë të dielë.
Distanca prej rreth 240 kilometrash përshkohet brenda një kohe optimale prej 2 orë e 30 minutash, ndërsa performanca e tyre sipas kreut të shoqatës së pëllumbave monitorohet përmes një sistemi modern me çipa identifikues që regjistrojnë mbërritjen në kohë reale.
Në këtë garë marrin pjesë rreth 450 pëllumba nga qarku i Korçës, në kuadër të një kampionati që zhvillohet në disa etapa gara të shkurtra, të mesme dhe të gjata.
Olgert Kafazi, , kreu i shoqatës së pllumbave të qarkut Korçë, thekson se organizata, e themeluar në vitin 2003, vijon të mbajë gjallë këtë traditë falë përkushtimit të brezave ndër vite.
“Kjo shoqatë është krijuar në vitin 2003. Kam 16 vjet që bëjmë gara pëllumbash, por në 4 vitet e fundit e kemi kaluar në rang Shqipërie ku marrin pjesë nga Vlora, Tirana, Korça, Berati, etj. Garat ndahet në tre etapa, të distancave të shkurtra, të mesme dhe të gjata. Pëllumbat skualifikohen dhe kualifikohen në varësi të programit kompjuterik dhe kodit të unazës së çdo pëllumbi. Afërsisht janë 450 pëllumba që nisen. Kjo është gara e tretë që zhvillojmë që varion nga 230-240 kilometra. Distanca më e gjatë që kemi realizuar deri më sot ka qenë 820 kilometra në Kroaci. Ka qenë rekord që është thyer nga djemtë e Maliqit.” tha Olgert Kafazi.
Megjithatë ata përballen me një sërë sfidash, që nga procedurat kufitare deri te rreziku nga gjuetarët, të cilët shpesh dëmtojnë pëllumbat gjatë fluturimit.
“Problematikat janë të shumta. Shteti nuk na ka favorizuar për sa I përket dergesave. Problemi më O madh është pjesa e gjahtarëve. Pëllumbin e lëshon dhe nuk e dimë a vjen. Pëllumbat na kanë ardhur me saçme në trup. Është gjynah. Ne I presim me shumë dashuri se I kemi rritur që të vegjël. Gjahtarët të bëjnë kujdes” thotë ai.
Pjesëmarrës të tjerë me eksperiencë, si Seladin Mema, i cili merret prej dekadash me këtë pasion, dhe Sotiraq Vesho nga Pogradec, theksojnë rëndësinë e përkushtimit dhe stërvitjes së vazhdueshme. Ata vënë në dukje se interesi i të rinjve po rritet, ndërsa synimi mbetet ulja e kostove dhe zgjerimi i mëtejshëm i këtij sporti.
“Me pëllumbat jam marrë që fëmijë. Kam 60 vjet që merrem. I kam pasion, i trajtoj siç duhet. Gara është adrenalinë e paparë” thotë Mema.
Garat e pëllumbave sportivë po konsolidohen si një traditë e rëndësishme që bashkon komunitete dhe promovon një kulturë të veçantë sportive në Shqipëri.
Komente











Po kodi penal kundër këtyre këllirave që dehen e drogohen dhe ecin me shpejtësi duke shtypur me vdekje kalimtarët apo plagosjen dhe lënien e tyre invalid për tër jetën duhet të ashpërsohet shumë.Jam dakord që ata të dënohen me 20 vjet burg dhe kur shtypin njerëz kur janë të dehur e të droguar burgimi duhet të jetë i përjetshëm.Është njësoj si ai krimineli që vret me armë një qytetar tjetër.Arma në këto raste është makina që ky kriminel drejton.Është kriminal rasti i Durrsit ku një pis burrë edhe pse i moshuar 58 vjeç shtypi tre fëmijë duke luajtur jo në rrugë por në trotuar,ku dy prej tyre vdiqën në vëndngjarje,ndërsa i treti u çua në spitalin e traumës në Tiranë në gjëndje të rëndë dhe nuk dihet nëse do mbijetoj apo jo.E kam parë tek Tv ABC kur makina hipi mbi trotuar ku luanin tre të miturit 10 vjeçar duke i goditur e marrë zvarrë për disa metra.Skenë makabre !!!Të shohin prindërit që fëmijën e tyre të rritur me aq mundime e sakrifica që t’ua shtypi një shofer kriminel është vërtetë e llahtarëshme.Ky maskara e kriminel i pashpirt që njihej edhe nga banorët e zonës si një batakçi që lëvizte me shpejtësi në rrugët e lagjes,la makinën atje ku bëri krimin dhe iku si një burracak e lepur i pëgër.E keqja më e madhe është se disa të ashtuquajtur specialist të qarkullimit rrugor me disa para xhepi që marrin i nxjerrin të pafajshëm këta kriminelë monstra.Para disa ditësh pashë se si policia e Durrsit dhe mjeku mbuluan një vrasje të një qytetari tek një gomisteri.Policia që shkoi në vëndngjarje por edhe prokurori me dashje nuk kqyrën kamerat e sigurisë që tregonin momentin ku viktima u godit me grusht në kokë dhe u rrëzua i vdekur në vënd.Mjeku ligjor në mënyrë kriminale lëshoi një raport sikur viktima kish pësuar atak në zemër.Ndërsa vrasësi u nburrej atyre personave në vëndngjarje se unë i zgjidh problemet me grushta duke i eleminuar njerzit.Edhe pse e panë ngjarjen nga afër dëshmitarët në mënyrë të turpëshme heshtën e nuk i treguan policisë që nuk duam.U desh transnetimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që tregonte me zë dhe figurë kriminelin që goditi qytetarin me grusht në kokë.Policia nuk bëri detyrën jo se nuk ishte e aftë,por se nuk donte.Edhe kjo është një qëndrim antiligjor.Kjo është policia e shtetit që duam ?Kjo është polici e kriminalizuar që përkrah kriminelët,bëhet bashkpunëtore në krim duke bashkpunuar me kriminelët e duke dekonspiruar aksionet e prokurorisë speciale SPAK.Po doktori ligjor i spitalit të Durrsit me sjelljen e tij kriminale fshehu shkakun e vërtetë të vdekjes së qytetarit.Ky doktor është një i korruptuar dhe për këtë krim që ka bër duhet të arrestohet e të shkojë pas hekurave.Sa e sa krime të tilla ndodhin an e mban Shqipërisë sonë dhe të vërtetën e fshehin policët,prokurorët që pushojnë çështjet,gjyqtarët që nuk gjykojnë sipas ligjit,mjekët ligjor që gënjejnë me raportet e tyre fallco.100 vjet më parë patrioti dhe burri i mënçur Faik Konica do të shkruante i dëshpëruar nga qëndrimet e papërgjegjëshme të politikanëve të kohës kur jetoi:”Shqipëri të kam dh…ë s’të mora vesh asnjëherë”.Prandaj unë dhe shumë të tjerë si unë u larguan e po largohen nga vëndi jonë Shqipëria për shkak të korrupsionit që e ka kapur për fyti atë vënd që natyra i ka falur shumë resurse.E ndjek situatën këtu ku ndodhem dhe ashtu si Konica ndihem edhe unë vet.Përsa kohë të kemi politikan si sali komunisti,Ilir Neta,Flamur Noka,Vjollca Vokshi,Belinda Balluku,Mirlinda Karçanaj etj zor se bëhet Shqipëria.Qofsha i gabuar.Ju përshëndes nga Londra
Përgjigju