Parkimet publike ne qytetin e Pogradecit do të kushtojë dyfish më shumë.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua dyfishimi i tarifës, nga 50 në 100 lekë për orë, si edhe zgjerimi i rrugëve ku parkimi do të jetë me pagesë.
Vendimi u miratua me 18 vota pro nga këshilltarët e majtë, 4 vota kundër dhe 2 abstenime.
Sipas projektvendimit, zonat e reja me pagesë do të administrohen nga shoqëria “Pogradeci Invest”.
Mbledhja u shoqërua me debate mes këshilltarëve, ku të djathtët dhe këshilltarët e pavarur kundërshtuan rritjen e tarifës ne prag e sezonit turistik.
Qytetarët dhe turistët që paguanin 50 lekë për orë, tashmë do të duhet të paguajnë 100 lekë/orë.
Reagime ka pasur edhe nga subjekte politike lokale. Partia e Lirisë është distancuar publikisht nga vendimmarrja, duke akuzuar bashkinë e Pogradecit se po rëndon xhepin e qytetarëve, ndërsa nuk punon për zgjidhjen e problemit të trafikut.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente









