4500 € rryshfet, kryekomunari i
PD rrezikon nga 2-8 vite burgim

TIRANE - Pas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë më 2 maj të vitit 2013, ku korrupsioni në nivel zyrtarësh konsiderohet krim i rëndë, i zgjedhuri i Partisë Demokratike, kreu i komunës Bërzhitë Genc Drita dhe shefi i Tatimeve të komunës Armand Burri rrezikojnë nga dy deri në 8 vite burgim.

Ja se cilat janë ndryshimet në Kodin Penal në nenin 259 për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike:

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

kodi penal
kodi penal

E teksa sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Tiranës arrestimi i Dritës dhe shefit të Tatimeve është bërë në flagrancë për një rryshfet prej 4500 euro me premtimin e dhënies së një leje shfrytëzimi, tashmë ata do të përballen me drejtësinë pikërisht me nenin 259 të Kodit Penal të ndryshuar.

Pas ndryshimeve të pësuara në Kodin Penal, ky është rasti i parë që një zyrtar publik arrestohet për veprën e korrupsionit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda teksa pritet që të premten Drita sëbashku me vartësin e tij të dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Pak kohë më parë e përditshmja Shqiptarja.com bëri publik dhe listën e krerëve të pushtetit lokal për pasuritë që disponojnë ku Genc Drita kryesonte listën e të zgjedhurve lokal.

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati