45-vjeçari në Elbasan terrorizon banorët dhe qëllon 12 herë drejt efektivëve! Arratiset në pyll, policia e rrethon por prej 1 ore s'përgjigjet! Dyshohet se ka vrarë veten

ELBASAN- Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi me Lefter Zhidrun, është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar 12 herë me kallashnikov drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t'u dorëzuar prej më shumë se 4 orësh.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson nga burime zyrtare se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selte të qytetit të Elbasanit kur policia ka shkuar për kontroll banese, me vendim Gjykate në banesën Kavajës, pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit dispononte armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia ka mbërritur në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t'i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar seriozisht jetën. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk është raportuar për të lënduar. 

Policia është vënë në ndjekje të 45 vjeçarit dhe ka indetifikuar vendndodhjen e tij, duke e rrethuar me forca të shumta policie. Por ka më shumë se një orë që ai as nuk qëllon dhe as nuk përgjigjet ndaj policisë. Mundësia më e madhe është se ka vrarë veten. 45 vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtepi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Në arrati prej më shumë se katër orë, Report Tv pranë vendit ku është fshehur 45 vjeçari që qëlloi policët në Elbasan! Terreni i vështirë

 

Report Tv ka shkuar pranë vendit ku është fshehur 45 vjeçari Josif Kavaja, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë pasi këta të fundit kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e tij sepse ishte denoncuar nga fqinjët.

Prej më shumë se 1 ore 45 vjeçari nuk u është përgjigjur policëve duke gjuajtur dhe nuk dihet në çfarë gjendjeje është. Terreni për të shkuar pranë vendit ku është fshehur 45 vjeçari është shumë i vështirë.

1608847007_ELBASAN.jpg

Ora 21:56
Qëlloi drejt efektivëve në Elbasan dhe u arratis/ 45 vjeçari ka 1 orë që s'reagon ndaj policisë, dyshohet se ka vdekur

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur sot në Elbasan, ku  45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë në drejtim të policisë dhe më pas është arratisur në pyll.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se Kavaja ka qëlluar 12 herë në drejtim të policisë me kallashnikov.

Pardje fqinjët e kanë denoncuar 45 vjeçarin, ndërsa prokuroria ka vendosur që t'i shkojë për kontroll shtëpi.

Kavaja ka qenë në lokal kur ka parë policët që po shkonin për kontroll dhe ka hyrë në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar drejt tyre.

Më pas ai është arratisur në pyll dhe policia e ka lokalizuar vendndodhjen. Por ka një orë e  ca që as nuk qëllon dhe as nuk përgjigjet ndaj policisë. Mundësia më e madhe është se ka vrarë veten.

Kavaja është beqar, i pamartuar asnjëherë dhe nga Elbasani deri te shtëpia e tij, është afër 2 orë e 40 minuta.

Ora 20:10
Qëlloi me armë drejt policisë në Elbasan, pas 4 orësh i arratisur 45 vjeçari nuk pranon të dorëzohet

Pas 4 orësh në arrati pasi qëlloi me armë drejt policisë dhe iku në pyll, 45-vjeçari Josif Kavaja ende nuk është kapur nga policia.

Ai refuzon të negociojë dhe të dorëzohet, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Ora 18:10
Terrori me të shtëna, rasti i dytë brenda 3 muajve në Elbasan/ Çfarë ndodhi 24 shtatorin e kaluar në Elbasan dhe si u eliminua Lefter Zhidru pasi qëlloi mbi RENEA-n

1603394451_lefterzhidru.jpg

Josif Kavaja sot është i dyti brenda 3 muajve që detyron forcat RENEA të shkojnë drejt Elbasanit për të vënë në kontroll një person që qëllon drejt policisë.

Të shtënat e armës automatik të Lefter Zhidrut mesditën e 24 shtatorit 2020 në Elbasan, shqetësuan banorët e lagjes dhe personat që ndodheshin atyre pranë.

Ai qëlloi në drejtim të forcave të policisë dhe rreth 60 minuta pas të shtënave zbarkoi menjëherë reparti RENEA, i cili i armatosur dhe me mburojat speciale morën pozicionet e vëzhgimit.

RENEA-s i kërkoi Zhidrut të dorëzohej por a por ai u përgjigj me heshtje. Kur ora shënonte 17:45 minuta RENEA u ngjit në derën e banesës ku prej mëngjesit 71-vjeçari Zhidru ishte kthyer në tmerrin e pallatit. Por 4 trupat speciale të RENEA-s ranë në breshërinë e automatikut plumbat e të cilit u bllokuan nga mburoja anti-plumb.

Në këtë moment u dha urdhri që të hidhej tymuesi për të neutralizuar Zhidrun, por ai u bë sërish agresiv duke qëlluar me armë. Ekzekutimi i Lefter Zhidrut u shënua pas 5 orësh nga snajperi RENEA-s i cili nga tarraca e pallatit mori komandën për të netralizuar personin që qëllonte ndaj kolegëve të tij duke i rrezikuar jetën.

71-vjeçari qëlloi gjithsej me 56 plumba kallashnikovi! Në banesë kishte 15 kallëpe tritoli. 

Ora 17:27
I armatosuri që terrorizoi banorët në Elbasan mbyllet në shtëpi dhe fik dritat, nuk pranon të dorëzohet

Josif Kavaja 45-vjeçari i armatosur që terrorizoi banorët në Elbasan është mbyllur në shtëpi dhe ka fikur dritat.

Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta thonë se policia ka nisur negociatat me të por ai nuk pranon të dorëzohet.

Duke qenë se Kavaja ka fikur dritat e shtëpisë, ndërhyrja nga ana e policisë bëhet më e komplikuar.

Ora 16:54
45-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të tyre/ Policia: U rrezikua jeta e uniformave blu

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e Elbasan

"Më datë 24.12.2020, forcat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan  kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë  duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

 

Ora 16:30
45-vjeçari në Elbasan i shpëton policisë, pasi i qëlloi me armë fshihet në pyll

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjosha mëson se 45-vjeçari Josif Kavaja i ka shpëtuar policisë dhe ka ikur në pyll duke u fshehur.

Ora 16:12
EMRI/ Kush është 45-vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të policisë në Elbasan! U denoncua nga banorët

Report Tv mëson se 45-vjeçari i cili ka qëlluar me armë në drejtim të policisë është Josif Kavaja, 45-vjeç, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai u denoncua nga qytetarët pasi po qëllonte me armë në ajër dhe pas mbërritjes së policisë, ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enveri: 24/12/2020 23:03

    Skizofrenia asht sëmundja e post Socializmit

    Përgjigju
  • $$$$$$: 24/12/2020 18:08

    Jan problem ortodoksit vetem luft kerkojn edhe vrasje,fati i keq i shqiperis ..po te ishim vetem mysliman do kishte ber ekonomi te fort shqiperia,do na kishte zili gjith bota..po cti besh fati i keq i joni..!

    Përgjigju
    • Sssss: 25/12/2020 06:29

      O na hengesh k...rin me gjithe muslimane

    • Chfhdhdyfue: 25/12/2020 01:27

      Shko mer trap anej me gjith islamin tat

    • Hahaha: 25/12/2020 00:39

      O pallosh, u q*fsh dhe ca ke ti, qe do beje pasuri ti me fene tende. Rrot k*ri idiot njeri

    • Erdogani: 24/12/2020 20:46

      Ik more ekstremist idiot. Me cfare do kishe bere ekonomi te forte ti me poturet pis dhe me ahengje si jevgjit? Sikur ka disa banda te fuqishme Elbasani more islamist torollak. Te cfare besimi jane o trushplare? 500 vjet turqia dhe 300 vite pas do mbetemi me njerez te semure si ty.

  • C.N.N: 24/12/2020 17:47

    KY ESHTE rasti i dyte,,po i coni njerezit ne deshperim,,,merrni masa menjehere ne elbasan e kudo,,,,investoni dhe hapni vende pune ne elbasan e kudo,,,ndryshe do krijoni kushte per rebelim dhe kryengritje ndaj qeverise...

    Përgjigju
    • Kallashi: 24/12/2020 18:04

      Po pse te kallashi gjendet deshperimi

  • Populli: 24/12/2020 16:19

    Josif Kavaja nga Elbasani..ajde mixim ajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë