Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Bruno Çobo është drejtuesi i kësaj organizate kriminale, të cilët përfituan 4.7 milionë euro përmes skemave të mashtrimit “call center” te qytetarët italianë. Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024.

Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

Dënimet e GJKKO
Bruno Çobo - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burg
Elisa Çaçi (Caci) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Gilbert Palushani – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite  e 4 muaj burgim
Aldo Pasku - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Bruno Gjika - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi) - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Valbona Abedinaj - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Erion Kastrati - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Orland Cani - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Florjan Bregu - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Hamit Dobi - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Gjin Shelnishta - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj) - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Silvana Veliu - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim
Mojsi Zuna - “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” - 6 vite e 8 muaj burgim

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë