48 orë nga afati i fundit, zhbllokohet procesi për KLGJ, dy kandidatura në Gjykatën e Lartë

TIRANE - Dy gjyqtarë nga apelet e rretheve kanë aplikuar këtë të martë pranë Gjykatës së Lartë për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas 48 orëve skadonte afati i aplikimit ku gjyqtarët e Apelit u ftuan të kandidonin për KLGj, ku do të zëvëndësohet vakanca e mbetur nga largimi prej sistemit të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi anëtar i KLGJ.

Trezhnjeva u shkarkua nga Vettingu dhe prej afro 2 muaj vendi i tij mbeti bosh duke pamundësuar dhe funksionimin e KLGJ, ndërsa pritet që në datë 6 shtator kur mbyllet dhe afati aplikimit për të gjithë gjyqtarët e interesuar, të bëhen publikë emrat e dy kandidatëve.

Për aplikim të gjyqtarëve dy herë radhazi bëri apel dhe Ambasda Amerikane e cila kërkonte që gjyqtarë të guximshëm të ishin pjesë e këtij procesi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj