Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në gjurmët e policisë greke për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë.
Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.
Sipas të njëjtave informacione, 48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e plaçkës së tyre arrin në 140 mijë euro.
Mashtruesi shqiptar i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke i thënë se të afërmit e vetë kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari përballet me kallëzim penal.