TAP ka nisur tashmë transportin e 4900 tubave, kryesisht 18 metra të gjatë, nga sheshi kryesor i magazinimit në Durrës drejt Korçës. 

TAP po parapërgatit nisjen e punimeve në vitin 2017 për ndërtimin e segmentit lindor të gazsjellësit i cili është afërsisht 86.5 km, ose rreth 40% e gjatësisë së përgjithshme prej 215 km që është seksionit tokësor në Shqipëri.

Duke qenë se vetë gjeografia e gjurmës së gazsjellësit është vërtetë komplekse, shkon deri në 1800 km lartësi në zonën malore të Çorovodës, vëmendje e veçantë i kushtohet sigurisë dhe minimizimit të shqetësimeve për banorët.

Përfundimi në muajin nëntor të këtij viti i pjesës së parë të rindërtimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Korçë, krijoi kushtet e nevojshme të sigurisë për realizimin e transportit të tubave.

Gjithashtu, kontraktori i TAP, i cili është përgjegjës për transportin, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë ndërtuar një strategji të përbashkët për shmangien e shqetësimeve dhe krijimin e trafikut.

Një Task Force me oficerë policie është ngritur dhe trajnuar për të shoqëruar kamionët e tubave nga sheshi kryesor i magazinimit deri në shesh-magazinimet lokale pranë korridorit të ndërtimit.

Deri më sot, kanë mbërritur rreth 65% e 13000 tubave që do të përdoren për segmentin tokësor të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Rreth 4000 tuba janë transportuar në zonën e Fierit, 300 në zonën e Beratit dhe 300 janë transportuar drejt Korçës.

Kontraktori i TAP, Spiecapag, ka zgjedhur si partner dhe nënkontraktor për kryerjen e transportit shoqërinë shqiptare Diamant.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com