Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij 40-vjeçare dhe nuk kaloi shumë dhe filloi ta gjuante me një egërsi të pabesueshme! Pas përpjekjeve mbinjerëzore, 40-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë me plagë në të gjithë trupin.
Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe pak më vonë një ambulancë e EKAV-it ka marrë gruan fatkeqe dhe e ka dërguar në spitalin e Kalkidës. 49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur shkresa për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor.