TIRANË –  U konfrontuan fizikisht me klientët e lokalit prangosen nga blutë e komisariatit numër dy në Tiranës pesë truproja ku veç dëmtimeve që i shkaktuan klientit R.Braho, kundërshtuan dhe punonjësit e policisë.

Burime për A1Report nga policia e Tiranës bëjnë me dije se të prangosur janë, Emiljano Xhediku, Pëllumb Nika efektiv i gardës, si dhe 3 efektivët e repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë Altin Morina, Arben Turkaj, Ervis Xhiraji.

Tre efektivët e FNSH si dhe gardisiti i arrestuar sipas policisë kanë qenë duke shërbyer gjatë turnit të tretë si truproja në lokalin ku ndodhi konflikti midis tyre dhe klientit, e sapo kanë mbërritur policia kanë refuzuar ti binden urdhrit për kontroll.
 
Të njëjtat burime të rezervuara pranë Policisë së Tiranës bënë me dije se 4 oficerët të cilët shërbenim si truproja kanë shkuar më tej duke dhunuar dhe një prej efektivëve të komisariatit numër dy çka ka shkaktuar acarim të situatës, e cila fatmirësisht ka përfunduar pa përdorimin e armëve.

Aktualisht ndaj gardistit dhe 3 efektivëve të repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë ka nisur procedimi penal dhe procedimi administrative për shkelje të rregullores së punës në repartet ku ata shërbejnë e pas hetimit pritet dhe shkarkimi i tyre pasi kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

Ndërkaq klienti i dëmtuar R.Braho ndodhet në spitalin e traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm pasi nga dhuna e ushtruar ai ka thyer dhe një prej gjymtyrëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)