Për të hyrë në Europë, në një të ardhme të afërt, çdo qytetar nga vendet jashtë BE-së do të duhet të paguajë një taksë prej 5 eurosh.

Të paktën këtë parashikon plani i ri i Bashkimit Europian, që synon të shtrëngojë disi kontrollin ndaj të huajve që hyjnë në Evropë dhe që nuk kanë nevojë të pajisen me vizë në zonën “Schengen”.

Skema e re pritet të propozohet në Komisionin Europian këtë të mërkurë.

Duke paguar 5 euro pasagjerët regjistrohen në Sistemin Europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i  cili pritet të fillojë funksionimin në vitin 2020.

Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë pasi qytetaret do paguajnë 5 euro për 5 vjet, ndërsa në Amerikë paguhen 60 dollarë për 2 vjet.

Ky sistem i regjistrimit të pasagjerëve mund t’i sjellë Bashkimit Europian mbi 2 miliardë euro të ardhura në vit.

Nga kjo skemë preken edhe qytetarët shqiptarë dhe ata serbë, të vetmet vende europiane  jo anëtare të Bashkimit Europian, qytetarët e të cilave udhëtojnë pa viza në vendet e unionit.

Komisioni Europian shpreson se kjo strategji të parandalojë disi aksesin e militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, kriminelëve të ndryshëm apo edhe emigrantëve të jashtëligjshëm në rajon.

(er.nu/shqiptarja.com)