5 fitore rradhazi, Vllaznia thyen Skënderbeun dhe shkon -2 nga Egnatia kryesuese! Trajneri Osmani: Duam vendin e parë

Ishtë një përballje tejet delikate, por Vllaznia ia doli të fitonte edhe në Korçë, duke mposhtur 0-1 Skënderbeun dhe duke marrë 3 pikë të rëndësishme që jo vetëm e rikthyen në vendin e dytë, por shkurtuan edhe diferencën me Egnatian kryesuese. Në Korçë ishte goli i Balajt me penallti që iu dha shkodranëve fitoren e pestë rradhazi.

“Nuk kishte shumë cinizëm sepse ne mundohemi gjithë kohës të shënojmë, por prap edhe sot mendoj se ndeshjen e fitoi loja mbrojtëse. Jemi afër, 2 pikë diferenca me Egnatian, por duhet thënë se dy vendet e para kanë përparësitë e veta. Ne gjithashtu do synojmë edhe vendin e parë,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

“Unë dua ti uroj Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër shumë e mirë ndoshta edhe skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Edhe në pjesën e parë edhe në të dytën ishim mirë, por një episod vendosi dhe përcaktoi tre pikët,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Në përballjen tjetër të së hënës mes Kukësit dhe Laçit verilindorët morën një fitore tejet të rëndësishme me shifrat minimale 1-0. Ky trepikësh e riktheu Kukësin në lojën për mbijetesë edhe pse vijon i fundit, ndërsa nga ana tjetër riktheu Laçin në zonën e rrezikut.

Ndeshja tjetër mes Dinamos dhe Teutës u shty për shkak të përmbytjeve në rrugët pranë stadiumit “Niko Dovana”, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar data se kur do rikuperohet. Kjo javë mbylli edhe fazën e tretë të Superligës, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe 9 ndeshje për secilin ekip. Më pas fituesi do përcaktohet me formulën e shumë diskutuar të “final-four”.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?