Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin 'Al Hol'  të ISIS i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të rikthehen në atdhe ditën e nesërme. Të pranishëm në operacionin e riatdhesimit, janë në Liban edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

Lajmi fillimisht u bë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postoi në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve të cilët do të riatdhesohen në vendin tonë.

Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe. 

Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet. 

Psa kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri Bledi Çuçi të pranishëm në operacionin e riatdhesimit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Liban, në operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampi Al Hol .

Paraprakisht bëhet me dije se ditën e nesërme do të rikthehen në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

"Beirut, Liban - Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim", thotë Rama.