5 Maji, dita me më pak ndotje në Tiranë

5 Maji, dita me më pak ndotje në Tiranë

Ndotësit kryesorë të ajrit të Tiranës janë makinat. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirëmenaxhimin e qyteteve tha se nga matjet që janë bërë nëpërmjet matësve të rinj të ndotjes në orët e para të ditës, ka rezultuar një nivel më i ulët grimcash të dëmshme se sa në momentin kur ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.

“Kemi katër aparatura të vendosura në shtyllat kryesore të katër shesheve dhe kryqëzimeve kryesore në Tiranë, të cilat na ndihmojnë në vendimmarrje. Mënyra se si vendosëm se kur do të jetë dita e ardhshme pa makina në Tiranë është pikërisht përmes të dhënave të aplikacionit: Nëse shikojmë të dhënat për sheshin “Skënderbej”, monoksidi i karbonit është shumë i ulët, po ashtu edhe dioksidi i squfurit; ky është një lajm i mirë. Kurse, dioksidi i azotit është në nivel mesatar krahasuar me Bashkimin Europian, që do të thotë sërish një lajm i mirë. Po ashtu edhe ozoni është në nivel të ulët. Ama, grimcat PM 2.5 dhe PM10, të cilat emetohen nga makinat që përdorim çdo ditë, janë në nivele të mesme. Nëse matjet i bëjmë në orën 8 të mëngjesit kur dalim nga shtëpitë dhe në 5 pasdite, kur kthehemi në shtëpi, këto shifra, sidomos dy të fundit, që janë grimcat që dalin nga marmita e makinës, janë më të larta”, tha Veliaj.

Prandaj, nisur nga këto të dhëna që ofron tashmë edhe aplikacioni “Tirana Ime”, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do të ndjekë ato politika mjedisore që nxisin sa më pak lëvizje me makina. Kjo është arsyeja pse në Tiranë do të shtohen edhe ditët pa makina, duke filluar nga 5 Maji.

“Kjo na ndihmon në vendimmarrje dhe kjo është arsyeja pse duam që çdo muaj të bëjmë një ditë pa makina. Dita e ardhshme pa makina, pas Ditës së Verës, do të jetë 5 Maji. Është e diel, qëllon që është Dita e Dëshmorëve, është një mundësi fantastike për të lënë makinat, për të nderuar ata që luftuan për këtë vend, por edhe për t’i dhënë kohë Tiranës të ventilohet. Sepse qyteti është si një shtëpi: nëse ka njerëz pa fund, që kanë ngrënë, kanë pirë, kanë fjetur, kanë kryer nevojat personale, duhet të hapësh dritaret, të ajroset shtëpia. Unë besoj se duke trajtuar qytetin si një shtëpi, edhe me konceptet smart city, kemi nevojë të caktojmë ditët që do ajrosim shtëpinë”, sqaroi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane