'5 maji', Ruçi: Krenar që kontribuova për përmirësimin e ligjit 'Për statusin e dëshmorit të atdheut'

'5 maji', Ruçi: Krenar që kontribuova për përmirësimin e ligjit 'Për statusin e dëshmorit të atdheut'

Në Ditën e Dëshmorëve, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka vënë theksin tek "Statusi për dëshmorët e atdheut". Ai thotë se është krenar që ka kontribuuar në këtë ligj në Kuvend. 

“Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit. Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë. Nuk ka vyrtyt më të lartë për një shoqëri se sa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë. Çdo kohë ka pasur luftëtarët, vetmohuesit dhe dëshmorët e saj. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është kuitesenca e luftrave çlirimtare të popullit shqiptar dhe dëshmorët e saj janë legjionarët e legjonarëve të lirisë dhe progresit shoqëror. Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë. Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka.  Vite më parë, i përkujtonim dëshmorët bashkë me nënat e tyre. Sot kemi midis nesh mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Kjo është dialektika e jetës. Familjet shqiptare do të ruajnë përjetësisht kujtimin dhe nderimin për të rënët për atdheun dhe lirinë. Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre. Sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve  njerëzore dhe ne i jemi kushtuar me gjithshka”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin  e tij me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.


Lajmi kryesor:

5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët bashkë, por me distancim social... Basha i veçuar


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda