5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët bashkë, por me distancim social... Basha i veçuar

TIRANË- Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot ndryshe nga e kaluara, ku të pranishëm kanë qenë vetëm figura politike, në mungesë të veteranëve dhe të familjarëve të tyre. Me ceremonira të thjeshta, pa pompozitet për shkak të koronavirusit, krerët e institucioneve më të larta në çdo qytet të Shqipërisë, kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në këtë 5 maj të shënjuar në nder të atyre që dhanë jetën për liri.

Sot, presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë, por të distancuar ku janë përulur dhe kanë vendosur kurora lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”. Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të jetë i veçuar nga pjesa tjetër e politikanëve. Ai ka mbërritur te varrezat e Dëshmorëve rreth orën 09:30, dhe ka vendosur lule në varreza të dëshmorëve, mes tyre edhe te Azem Hajdarit, kapitenit Feti Vogl, si edhe  te varri i Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

30 minuta më pas kanë mbërritur krerët e lartë të institucioneve. I pari ishte presidenti Ilir Meta, më pas kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe më pas kryeminstri Edi Rama që nderuan të rënët në luftë.

I vetmi që u prononcua për mediat ishte presidenti Ilir Meta. kryefjalë e fjalimit të tij ishte dita e dëshmorëve dhe koronavirusi, duke shmangur pyetjet mbi zhvillimet nga aktualiteti, përfshirë këtu edhe "çështjen Dvorani".

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por sot ky moment është futur në historinë e Shqipërisë, e cila u përkujtua në "diktatin" e koronavirusi, i cili ndikoi edhe në përkujtimin e heronjtë, ashtu si kurse në çdo zakon tjetër të përditshmërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Basha i vetëm mes dëshmorëve të rënë në luftë: Ditë reflektimi për vlerat e vërteta të shoqërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin e tij në nder të dëshmorëve, shkruan se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi!

"Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi.

Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit! Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Basha.

Ora 11:19
Fier- Me maska, por pa distancim social përkujtohen të rënët në luftë/ Subashi: Nuk mund t'i harronim, edhe pse në një situatë të vështirë (VIDEO)

Me maska, por pa distancim social, në Fier janë përkujtuar dëshmorët e atdheut. Në një numër të lartë të të pranishme, kjo në një kohë kur koronavirusi nuk është zhdukur, figura politike në Fier kanë përkujtuar të rënët në luftë. Kreu i Bashkisë, Armando Subashi në fjalën e tij tha se pavarësisht kësaj situata, nuk kanë harruar që të bëjnë nderimet e duhura për heronjtë.

"Jemi në një situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota, ne nuk mund të harronim pa bërë nderimet e duhura heronjve tanë. Prandaj jemi bashkë dhe për të thënë lavdi jeta dhe vepra e tyre, i paharruar kujtimi i dëshmorëve tanë", tha Subashi.

Ora 10:37
Lushnje/ Koronavirusi 'pengon' familjarët të përkujtojnë dëshmorët, e pranishme vetëm politika me buqeta me lule (VIDEO)

Pa grumbullim masiv, në varrezat e dëshmorëve të rrethit të Lushnje edhe pse në kohë të vështira nga pandemia, janë kujtuar të rënët në luftë. Dita e 5 majit ashtu si asnjëherë tjetër është kujtuar vetëm nga një numër i vogël drejtuesish të pushtetit vendos dhe drejtues të organizatave të veteranëve. Kreu i bashkisë, Fatos Tushe dhe deputetet Tatjana Piro dhe Bujar Çela, të shoqëruar dhe nga drejtues të lartë të administratës publike kanë kryer homazhe me rastin e 5 majit në varrezat e dëshmorëve. Për shkak të pandemisë nuk kishte as familjarë dhe as spektatorë që normalisht në këtë ditë përkujtojnë të rënët për liri.

Ora 10:27
Ceremoni pa pompozitet në Kukës, përkujtohen dëshmorët e atdheut! Varrezat në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Një ceremoni përkujtimore në varrezat e qytetit, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të Komitetit të Veteranëve të Luftës së Kukësit dhe drejtuesve të pushtetit vendor janë përkujtuar dëshmorët e atdheut. Në këtë ceremoni morën pjesë prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe kryetari i Këshillit të qarkut, Abdullah Domi, të cilët vendosën kurora me lule pranë monumentet të Ushtarit të panjohur dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Kjo vizitë ka shërbyer edhe një kujtesë për përfaqësuesit e pushtetit vendor për gjendjen që ndodhen këto varreza, të cilat pritet t'i nënshtrohen këtë vit rikonstruksioni.

Ora 10:20
Meta 'shmang' Dvoranin: Të nderojmë ata që kontribuan për lirinë e Shqipërisë (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka pranuar të flasë për kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili një ditë më parë tha se kreu i shtetit nuk ka tagër të merret me mandatin e tij. Në komunikimin për gazetarët nga varrezat e Dëshmorëve, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributi që kanë dhënë dëshmorët e Atdheut. Po ashtu Meta refuzoi t'i përgjigjet edhe pyetjes për vazhdimin ose jo të grushtit të shtetit.

"Sot është dita e dëshmorëve, është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre.  Është një ditë për tu angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht", u shpreh Presidenti Meta, kur u pyet për çështjen e kreut të KED, Ardian Dvorani.

Meta apeloi që t'i kushtohet me shumë vëmendje edukimit të të rinjve, për t'u njohur më shumë me skarificat e dëshmorëve të Atdheut.

"Edhe njëherë sot apeloj për ti kushtuar më shumë vëmendje më të madhe edukimit të të rinjve, me LANC, me të vërtetat e saj më thelbësore, me sakrificat e saj të jashtëzakonshme, do të ishte mirë ti kushtonin më shumë vëmendje në procesin e edukimit dhe mësimdhënies. Do të ishte e domosdoshme që cdo fëmijë shqiptarë njëherë në jetë të shkojë falë programeve të  shkollave për të vizituar Borovën apo vende të tjera dhe të shohin ato masakra çnjerëzore të pushtuesve, për të kuptuar se liria dhe pavarësia kanë ardhur nga një luftë e shenjtë që duhet të mbrohet", tha Presidenti Meta.

Ora 10:04
Duke ruajtur distancimin social, Meta, Ruçi dhe Rama kurora me lule te monumenti 'Nënë Shqipëri' (VIDEO-FOTO)

Një e nga një, fillimisht presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama anë vendosur kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Të vetëm, duke ruajtur distancimin social, pa shtrëngime duarsh, krerët e institucioneve më të larta të vendit kanë përkujtuar në këtë ditë dëshmorët e rënë në luftë.

Ora 10:03
Veteranët e luftës në Berat nderojnë me grushtin lart dëshmorët e kombit: Vdekja e fashizmit, liri e popullit! (VIDEO)

Përkujtohet dita e dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste nacional çlirimtare në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Beratit. Paraditen e sotme veteranet e luftës nuk kanë pritur organizimin e bashkisë Berat për përkujtimin e dëshmorëve, por ata kane zhvilluar ceremoninë herët. Me tufa me lule në duar dhe me grushtin lart, duke nderuar të rënët ata kanë kryer ceremoninë. Veteranët shprehen se ne nuk mund të prisnim bashkinë sepse koha jonë ështeë e kufizuar dhe nuk na lejohet me pas orës 9:30, prandaj e organizuam më herët.

"Ata dhanë jetën për shtetin dhe ne për shtetin jemi. Mos të dëmtohet kombi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre,"-shprehet një veteran lufte.

"Ne respektojmë ligjet e shtetit, që nuk lejohen grumbullimet, por ne morëm leje në instancat drejtuese. Kjo është ditë e shënuar, pasi dëshmorët dhanë jetën për këtë truall. Nuk mund të rrinim ne pa i nderuar dhe për këtë arsye qeveria na dha leje. Ata dhanë jetën me grushtin lart dhe ne duhet të jemi fiks si në atë kohë,"-shprehet një tjetër veteran lufte.

"Vdekje fashizmit, liri e popullit. Sot është një ditë e bukur pranvere ashtu si ëndrrat e dëshmorëve, të cilët e donin Shqipërinë një shtet të organizuar, të fortë, me një mirëqenie të lartë. Ne sot vijmë këtu duke u përkulur me krenari për të gjithë dëshmorët e atdheut. Ne duhet të luftojmë që amanetin e dëshmorëve ta bëjmë realitet,"-shprehet një tjetër veteran.

Ora 09:59
Basha i veçuar nga Meta dhe Rama, nderon dëshmorët i vetëm! Lule edhe para 'heroit të demokracisë' Azem Hajdari

Foto nga ceremonia e vitit të kaluar

Ashtu siç pritej, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur i vetëm, i veçuar nga pjesa tjetër e politikës, në varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim të të rënëve në luftë. Zyra e shtypit të PD-së njofton se Basha vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë. Basha u përkul me nderim dhe përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Gjithashtu, kryedemokrati vendosi lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO dhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ora 09:57
Dita e dëshmorëve/ Veliaj: Përulemi në kujtim të atyre që dhanë jetën për lirinë

Me një mesazh të shkurtër, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përkujtuar dëshmorët.

"Lavdi Dëshmorëve të Kombit!  Përulemi në kujtim të atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e çdo shqiptari", shkruan Veliaj.

Ora 09:32
'5 maji', Ruçi: Krenar që kontribuova për përmirësimin e ligjit 'Për statusin e dëshmorit të atdheut'

Në Ditën e Dëshmorëve, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka vënë theksin tek "Statusi për dëshmorët e atdheut". Ai thotë se është krenar që ka kontribuuar në këtë ligj në Kuvend. 

“Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit. Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë. Nuk ka vyrtyt më të lartë për një shoqëri se sa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë. Çdo kohë ka pasur luftëtarët, vetmohuesit dhe dëshmorët e saj. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është kuitesenca e luftrave çlirimtare të popullit shqiptar dhe dëshmorët e saj janë legjionarët e legjonarëve të lirisë dhe progresit shoqëror. Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë. Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka.  Vite më parë, i përkujtonim dëshmorët bashkë me nënat e tyre. Sot kemi midis nesh mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Kjo është dialektika e jetës. Familjet shqiptare do të ruajnë përjetësisht kujtimin dhe nderimin për të rënët për atdheun dhe lirinë. Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre. Sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve  njerëzore dhe ne i jemi kushtuar me gjithshka”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin  e tij me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/05/2020 01:18

    LAVDI CLIRIMTAREVE DHE TE GJITHE ATYRE QE SAKRIFIKUAN GJITHECKA PER SHQIPERINE!

    Përgjigju
  • Ahmet Meshi: 05/05/2020 14:42

    Gjej rastin t'ju them 'Lavdi", gjithë "Deshmorve të Atdheut", vecanarishte atyre të Policise së Shtetit të cilat dhane gjenë ma te shtrejte per te garantuar rendin dhe sigurine publike. Pasi vije në cdo përvjetr per rikujtuar vellajin tim Azem Ali Meshi, "Dëshmore i Atdheut", Ndërsa per sa i përket vizitave të politikanve (sot), ishte nje cermoni formale që cila zgjati jo me shume se dy minuta. Ndersa për familjaret e tyre nuk kujtohen asnjehere duke i quajtur disa të "atyre" disa "te ketyre", duke i politizuar, te rënet,...te cilët mendojne dite natë vetem per tenderat dhe korupsionin.

    Përgjigju
  • Beni: 05/05/2020 12:14

    Bravo Basha vendose kuroren tek nje trafikant dhe jo tek monumenti qe i perkushtohet herojve te luftes.

    Përgjigju
    • O tej: 05/05/2020 17:51

      Poka surrat Basha per te nderu deshmieet.Ai eshte nje vrases.Natyrisht te kontrabandisti dhe trafikanti Hajdari do shkonte.Pushti nderon pushtin

  • gim: 05/05/2020 10:50

    maskarenj, ata vdiqen per atdheun kurse juve jetoni per te a vjedhur. Tufe me Kucedra, dhe Basha kuceder e vetmuar (meqe eshte vecan)

    Përgjigju
  • Tutu: 05/05/2020 09:13

    Nuk ke me asnje te drejte ti zesh me goje deshmoret o hipokrit... politika e sotme ishalla behet bashke ne Sharre apo Tufine... se ke deshmoret skeni as me te voglen lidhje....I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I ATYRE QE DHANE JETEN PER LIRINE E KETIJ VENDI !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja