I dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për klasën politike në vend pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani.
“Kam disa mesazhe, i pari është ai urime për zgjedhjet parlamentare, që për herë të parë janë mbajtur pa një rol aktiv të komunitetit ndërkombëtar. Mesazhi i dytë është se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë në një partneritet të fuqishëm dhe dëshiroj të theksoj se me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt se mund të parashikohet. Mesazhi im i tretë është mbështetja për programin elektoral të Z.Kurti dhe zonjës Osmani. BE do të mbështes vendet e reja të punës e luftimin e korrupsionit, këto janë edhe prioritete tona. Mesazhi numër katër është që shtetet e BE dhe Shtetet e Bashkuara mbështetësin vazhdimin e dialogut për çështje që janë të rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës, në këtë kontekst kisha një diskutim të gjatë me zotin Kurti dhe zonjën Osmani. Dialogu do të vazhdojë, do t’i krijojmë disa procedura të brendshme. Mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive. ”
I pyetur për hartën në zyrën e tij për të cilën u diskutua se Kosova ishte shfaqur si pjesë e Serbisë, ai tha se është shprehur më parë në lidhje me këtë temë.
“Për çështjen e hartës besoj që e kam sqaruar deri më tani, zyrtari i BE-së mund të përdorë vetëm hartat zyrtare, kjo është harta zyrtare që na kanë dhënë. Kjo ka shkaktuar një reagim emocional, por do të ishte shumë joprofesionale nëse do të kisha vendosur harta të tjera”, tha ai.
Pas takimit me Vjosa Osmanin Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin në lartgim Avdullah Hotin.
Lajmi kryesor:
Kurti në takim me të dërguarin e BE-së, Lajçak: Dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i parë! Nuk jemi kundër por duhet të përgatitet mirë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48