Dollenberg: 5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite! Brataj: Të trajtohen me dinjitet! Sistemit shëndetësor i mungojnë mjekët e familjes

Me ligjin e ri të miratuar në Gjermani mjekët kanë të drejtë pa një kontratë paraprake të kërkojnë punë atje dhe pas 5 vitesh kontribut mjekësor mund të marrin direkt diplomën gjermane, pa dhënë asnjë provim. Këto lehtësira që ofron tregu gjerman, priten të sjellin largimin e më shumë bluzave të bardha shqiptare, pavarësisht suportit financiar të ofruar nga qeveria për rritje page për mjekët specialistë me 50 mijë lekë.

“Patjetër që vendet europiane bëjnë presionin e tyre për të rekrutuar forcat e tyre punëtore të kualifikuara shqiptare. Kështu që aq më tepër duhet të rriten përpjekjet dhe angazhimet qeveritare që ti bindin me forca jo vetëm monetare, pra me rritje rroge, por sidomos me edukimin në vazhdim gjë që është një ndër plagët kryesore të mjekësisë shqiptare. Akoma ekzistojnë specializimet me kuota të lira ose nuk ekziston e drejta legjitime për të bërë doktoratura. Këto janë ato që I bindin brezat e rinj që të kërkojnë eksperiencë dhe karrierë të sigurt profesionale në vendet evropiane. ”-tha Aurora Dollenberg presidente e AMFE, Federata e mjekëve shqiptar në Europë.

Mjekët e familjes janë ata të cilët më së shumti po largohen drejt vendeve europiane.

“Mjekët e familjës shkojnë të specializohen jashtë, ndërsa një pjesë e specialistëve ikin nga Shqipëria për të punuar. Raporti I mjekëve të familjes është shumë here më i madh se sesa numri i specialistëve.”- tha   kryetarja e degës AMFE, Esmeralda Babamusta

Duke përmendur rastin e mjekes infeksioniste e cila u dhunua në ambjetet e spitalit pak kohë më pare, shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha në konferencën e 7 europiane për reformimin e shëndetësisë shqiptare, se mjekëve shqiptarë u mungon trjajtimi dinjitoz dhe mbrojtja nga shteti.

“Puna është tek vlerësimi i figurës së mjekut edhe nga vetë institucionet. Së pari ta quajnë një here këmishë të bardhë një here këmishë të zezë, jo heronj kur ka pandemi dhe kriminel kur ka ndonjë fenomen dhe e përgjithësojnë gjithë mjekësinë. Ngarkesa e punës , mbrojtja e tyre , pra çdo urgjencë duhet të jetë jo nën kërcënimin e kujtdo që vjen apo siç ndodhi dy javë më pare të rrihet mjeku.”- tha  Skënder Brataj, shefi urgjencës kombëtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Habit aktivisti nga Kosova: Jam me Kroacinë, nuk i kuptoj kosovarët që harxhojnë pare dhe shqyejnë gurmazin për Shqipërinë

Habit aktivisti nga Kosova: Jam me Kroacinë, nuk i kuptoj kosovarët që harxhojnë pare dhe shqyejnë gurmazin për Shqipërinë