'5 mijë euro ose të nxora videon intime'| Në kërkim të shqiptarit që shantazhoi greken

'5 mijë euro ose të nxora videon intime'| Në kërkim të shqiptarit që shantazhoi greken

Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke. Ndjekja e këtij shqiptari i është besuar sektorit kibernetik në policinë e Tiranës, e cila tashmë po ndjek hartën elektronike të përdorimit të profilit me emrin “mitsos-11111” dhe “tsos318”. Lidhur me këtë çështje policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në lëvizje pas një letërporosi të dërguar nga prokuroria greke, e cila kërkon nga autoritet shqiptare të gjurmojnë në rrugë kibernetike profilin e instagramit “mitsos-11111” dhe një numër shqiptar prej nga është hapur ky profil shantazhues.

Mësohet se ka qënë vajza Tsitogloy Krystalias e cila ka paraqitur kallëzim pranë autoriteteve të policisë greke se në profilin e saj në Instagram “mitsos-11111” në datën 16 maj 2018 rreth orës 23:48 i dërgoi një mesazh përmes faqes së internetit (Ëebsite) që ajo ka profilin me emër “krystalia1994”dhe pasi zhvilloi me të komunikim i referohej se në zotërimin e tij disponon material fotografik që e paraqet atë nudo, duke kërcënuar se do ti publikonte përveç se në qoftëse do ti dërgonte atë moment material fotografik të saj nudo. Në vazhdim, autori i panjohur me qëllim për të nxjerrë dobi pasurore të paligjshme kërkoi nga ajo që të paguajë përmes “Wester Union”, shumë të hollash me qëllim që të mos kryejë publikimin të materialit të ri fotografik që kishtë në zotërim të tij.

Vajza Tsitogloy Krystalias nuk e krehu pagesën e shumës së kërkuar, ndërsa autori më një tjetër adresë në Instagramë  me emërin “tsos318” i dërgoi sërisht mesazh përkatës. Nëndrejtoria e Ndjekjes se Krimit Elektronik të Greqisë Veriore kërkoi nga Shoqëria Facebook Ireland LTD, tek e cila i përket faqja e internetit të mësipërm që përdori autori informacion mbi të dhënat e këtyre faqeve nga ku rezultoi se “mitsos-11111” është hapur me një numër telefoni shqiptar +355692934XXX. Ndërsa profili në Instagram me emrin “tsos318’ është regjistruar në llogarinë elektronike [email protected]. Objekti i kësaj letërporosie është marrja të dhënave për identifikimin e personi që kanë përdorur adresat e mësipërme më qëllim përfitimin të paligjshëm duke konsuamuar veprër penale në dëm të vajzës greke Tsitogloy Krystalias, dhe më konkretisht “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhëniën e pasurisë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde: 02/09/2019 20:33

    me nxirr rrocken Mua e dergoja motres tate. Pleher mashkull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja