5 mijë raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin, Manastirliu apel për vaksinim: Qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

5 mijë raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin, Manastirliu apel për vaksinim: Qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

Nisur nga rritja e infektimeve në vendin tonë prej ditësh, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel për vaksinim. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastriliu thotë se në vendin tonë aktualisht janë mbi 5 mijë raste me COVID-19, ndërsa shkruan se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të të tjerëve që i rrethojnë.

Ajo shkruan se qendrat e vaksinimit janë të hapura edhe në fundjavë, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten nga ora 80:00 deri në 20:00 me mjetin e identifikimit për të marrë vaksinën anti-COVID.

“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me COVID-19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj COVID-19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet. Vendos maskën, ruaj distancën, laj duart, shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv. Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Regjistrohen 658 raste të reja dhe 2 humbje jete me COVID-19 në 24 orë e fundit! 13 viktima për 6 ditë në vendin tonë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës