5 milionë humbje jete nga COVID-19, ekspertët: Janë më shumë! Varianti delta ‘armiku’ kryesor në ‘luftën’ me pandeminë, ‘arma’ vaksina

5 milionë humbje jete nga COVID-19, ekspertët: Janë më shumë! Varianti delta ‘armiku’ kryesor në ‘luftën’ me pandeminë, ‘arma’ vaksina

Foto ilustruese

Prej 18 muajsh bota është pjesë e një “lufte” që nuk zgjodhi, me COVID-19, një “luftë” që nuk është parë prej dekadash dhe në të cilën kanë humbur jetën 5 milionë njerëz.  

Bilanci tragjik është rënduar muajit e fundit pas shfaqjes dhe përhapjes së variantit agresiv të COVID-19, delta.

Profesor Alan Lopez, një ekspert ndërkombëtar për sa i përket pandemisë, është shprehur se shifra 5 milionë është e pasaktë, duke thënë që sipas tij tashmë numri viktimave nga koronavirusi ka shkuar midis 12 dhe 15 milionë.

"Njerëzit thonë 5 milionë, por në realitet, është shumë më tepër se kaq,", thotë profesori Ali Mokdad nga Instituti i Shteteve të Bashkuara për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Ky rekordi tragjik është arritur në një kohë kur në disa vende po marrin dozën e katërt përdoruese të vaksinës, ndërsa në disa të tjera ende nuk ka nisur mirë procesi.

“Hendeku i vaksinave midis vendeve të pasura dhe ato të varfra gjithnjë edhe po thellohet, duke bërë popullsinë e vendeve pa mundësi ekonomike të vuajnë dhe të ‘goditen’ më tepër nga pasojat e COVID-19”, ka thënë se fundmi OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetësie, përgjatë gjithë pandemisë, është përpjekur t’i tërheqë vëmendjen vendeve më të pasura në mënyrë që të kujdesen që vaksinat të shpërndahet në mënyrë të barabartë. E pse kjo? Pasi vetëm përmes arritjes së imunitetit të tufës në të gjithë botën, do të arrijmë të “mposhtim” koronavirusin.

Arma në “luftën” me virusin është vaksina, ndaj edhe në shumë vende po arrihet stabiliteti dhe vënien nën kontroll e pandemisë, ndërsa në disa të tjera, shifrat e infektimeve dhe viktimave janë alarmante.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave