Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, Përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Fabio Scano.
Takimi u fokusua në partneritetin e Shqipërisë me OBSH-në, si faktor për avancimin e politikave kombëtare të shëndetit dhe për forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Shqipërisë.
Ky bashkëpunim, sipas Ministrit të Jashtëm, mbetet i lidhur ngushtë me prioritetet e agjendës sonë kombëtare të zhvillimit.
Në të njejtën kohë, bashkëpunimi me OBSH, sipas ministrit Hoxha mbetet i rëndësishëm për avancimin e reformave që mbështesin negociatat tona të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Ne presim me padurim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, duke përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, inovacionit dhe transformimit digjital të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në dobi të qytetarëve dhe komuniteteve tona", deklaroi Ministri Hoxha.









Komente
Komento