Pas një operacioni trepalësh, Shqipëri- Itali- Mali i Zi me mbështetjen ajrore të Frontex është bllokuar një gomone me rreth 1.9 ton kanabis në detin Adriatik, ndërsa janë arrestuar dy trafikantët shqiptarë.
 
Gjatë ndjekjes trafikantët e kanë hedhur në det ngarkesën, por nuk kanë mundur që të shpëtojë vetë, pasi u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex. 
 
Ndjekja e gomones ka zgjatur 5 orë dhe më pas është bllokuar. Pasi u peshua, rezultoi se sasia e lëndës narkotike ishte rreth 1.9 ton, destinacioni i të cilës ishin brigjet italiane. 

Gomonia e fuqisë së lartë me tre motorë është sekuestruar, ndërsa vijon hetimi për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës. Tashmë trafikantët dhe gomonia i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.
 
Policia nuk bën të ditur emrat e trafikanëve për shkak të sekretit hetimor, ndërsa deklaron se ata janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësisë së hasur, pasi informacionet kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi duke krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët. 
skafiste
Pamjet nga operacioni në Adriatik

Njoftimi i plotë për operacionin
Finalizohet një tjetër Operacion ndërkombëtar antidrogë.
 
Bashkëpunim trepalësh i policive të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi me mbështetjen ajrore të Frontex.
 
Sekuestrohet një gomone në ujrat ndërkombëtare.
 
Arrestohen dy skafistët që ishin në bord.
 
Trafikantët janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësisë së hasur në ujërat shqiptare ku operojnë forcat e policisë së kufirit dhe të Guardia di Finanza të Nuklit të Kufirit Detar të Durrësit dhe Vlorës.
 
Informacionet kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi duke krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët.
 
Ndjekja e gjatë prej pothuaj 5 orësh, bëri të mundur bllokimin e gomones së fuqisë së lartë me tre motorë.
 
Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.
 
Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.
 
Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën duke e bërë më të vështirë ndjekjen.
 
Tashmë trafikantët dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.
 
Vijon rikuperimi i lëndës narkotike, ku ende nuk dihet pesha, pasi për shkak të errësirës është vështirë rikuperimi në det i lëndës narkotike.
 
Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të jepen detaje


skafiste

dy.b/shqiptarja.com