5 orë para fillimit të ndeshjes, ja dhe sa bileta kanë mbetur pa shitur për Shqipëri-Turqi

5 orë para fillimit të ndeshjes, ja dhe sa bileta kanë mbetur pa shitur për Shqipëri-Turqi

Shqipëria do të nisë sonte në “Loro Boriçi” rrugëtimin për në “Euro 2020” kundër Tuqisë me synimin për të përsëritur të paharrueshmen “Francë 2016”. Në Shkodër kuqezinjtë nuk do të jenë vetëm pasi do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve për të mposhtur një kundërshtar i cili të paktën në letër është më i mirë.

Deri më tani, burime të “report tv” pranë federatës, thonë se janë shitur afro 11 mijë bileta, kur jemi 5 orë para fillimit të ndeshjes. Stadiumi në Shkodër ka një kapacitet 16 mijë vendësh, por në deri në startin e takimit numri i të pranishmëve pritet të rritet me disa mijë të tjerë.

Nga 11 mijë biletat e shitura deri më tani, 1 mijë i takojnë tifozërisë mike e cila ka udhëtuar nga Turqia për të mbështetur ekipin kombëtar. Ashtu si Shqipëria, edhe Turqia mbetet një skuadër e pakonsoliduar, madje sonte në krye të pankinës do të jetë Senol Gunes, një trajner që ka bërë historinë, por që debuton për herë të dytë pas shkarkimit të Mircea Lucesku-t.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë