VLORË- Një kopsht në Vlorë është mbyllur pasi 5 punonjëse kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Vendimi për mbylljen e kopshtit është marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të qytetit bregdetar.
Në këtë kopsht janë gjithsej 9 punonjëse, 5 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv, 1 është në pritje të përgjigjes së tamponit.
Qyteti i Vlorës ka regjistruar raste të larta ditore, ku gjatë ditës së djeshme ky numër ka shkuar në 72.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)