‘5 qershori’ në fuqi, Skënderi për Report Tv: Duhen ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor! Të përcaktohet qartë mënyra e hapjes së listave

TIRANË- "Hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të dala si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit do të sjellë sfida të reja për partitë politike, më e rëndësishmja riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

 “Nuk do ketë një trup me 7 anëtarë por kemi një sistem tjetër, një Komisioner në rolin e Drejtorit Teknik, një ndihmës komisioner dhe ndërtimin e 2 trupave të përbërë nga 5 anëtarë, Komisoni Rregullator dhe Komisioni i Ankimeve e Sanksioneve. Është detyrë primare e Kuvendit që sapo të fillojë kjo legjislaturë të merren me riformatimin e KQZ së re.  Të hapin procedurat për kandidimin për Komisionerin, nënkomisionerin dhe dy trupat”, tha anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi për Report Tv.

Nuk ka qenë e lehtë puna e KQZ-së aktuale në trysninë e madhe të ndikimit politik, dhe nuk do të jetë as për KQZ-në e re sipas Skënderit.

 “Unë mendoj që janë 3 sfida kryesore që do ketë KQZ e re që do krijohet, hapja e listave, implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe vota e emigrantëve. KQZ e re do ketë shumë punë për të bërë”, tha ai.

Për anëtarin e KQZ, ndryshimet e bëra deri më tani, si në Kodin Zgjedhor ashtu dhe në Kushtetutë, nuk mjaftojnë.

“Ky proces në kuadrin e një debate që ka mbarë shoqëria shqiptare, sapo ka filluar. Ndryshimet kushtetuese është vetëm pika e nisjes, është një proces i gjatë, i vështirë për t'u implementuar.  Do duhet të bëhen ndryshime të tjera në kodin Zgjedhor të përcaktojnë në mënyrë të detajuar procedurat për mënyrën se si do funksionojë procesi i votimit, do hapen listat 100%, do ngelet një pjesë e listës së hapur apo e mbyllur, do ngelet votimi me qarqe apo do bëhen disa rajone më të mëdha. Do detajohen sa deputetë kanë të drejtë nga lista të përzgjedhin një votues”, shtoi Skënderi.

Procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve do të nisin brenda muajit gusht, dhe së shpejti pritet që Kuvendi të hapë thirrjen për të gjithë kandidatët të cilët do të jenë pjesë e institucionit të administrimit zgjedhor. Duke filluar që nga dita e sotme, Kuvendit ka 60 ditë afat për të zgjedhur anëtarët e secilit organ të KQZ-së së re, kështu që deri në 19 tetor, KQZ do ketë hallkë dhe anëtar të rinj, të zgjedhur në bashkëpunim me Partinë Demokratike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 12x: 20/08/2020 09:10

    Ahahaha ik me Dakun e futi ndonje 12x shoku se sje per ate pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë